Andres Iniesta dëshiron ta vazhdojë karrierën te Barcelona dhe kjo nuk është më një risi, por edhe pse ai është kapiteni i skuadrës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcës drejtuesit e klubit katalanas ende nuk kanë bërë hapa përpara për të zgjatur marrëveshjen aktuale me mesfushorin 32-vjeçar. Për ta kuptuar më mirë diçka të tillë mjafton të dëgjosh deklaratat e fundit të Iniestës, i cili në një intervistë për mediat spanjolle ka thumbuar disi drejtuesit e klubit blaugrana. Futbollisti i përfaqësues spanjolle ka përdorur ironinë kur është pyetur nga gazetarët për çështjen e rinovimit të kontratës.
“Duhet të pyesni drejtuesit se çfarë turni kam për të rinovuar. Unë personalisht dua ta përfundoj karrierën time te Barcelona”, deklaroi Andres Iniesta. Kontrata aktuale e 32-vjeçarit me Barcën skadon në 30 qershor të vitit 2018. “Për momentin dua të shijoj gjithçka, stërvitem maksimalisht që qëndrimi im te Barca të zgjasë sa më shumë”, shtoi në vijim, 1-herë kampioni i Botës dhe 2 herë kampioni i Europën me përfaqësuesen La Roja. Përsa i përket zërave që kanë dalë së fundmi në media se, Pep Guardiola dëshiron ta marrë me vete te Manchester City, Iniesta theksoi: “Pep e di se çfarë mendoj unë dhe çfarë dua, dëshira ime më e madhe është ta përfundoj karrierën te Barcelona”. Me këto fjalë, Andres Iniesta i mbylli dyert interesimit të Citiziens në drejtim të tij.