Trajneri portugez i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, njihet për antipatinë e tij ndaj trajnerit francez të Arsenalit, Arsen Venger. Mediat angleze raportojnë, se në librin që do të publikohet së shpejti mbi Murinjon nga gazetari Rob Bislej, i cili e njeh më mirë se kushdo portugezin, do të zbardhen mesazhe mes tyre, ku trajneri i Junajtid e shfaq hapur urrejtjen e tij për francezin.
Në janar të 2014, Chelsea ishte gati për të shitur Juan Mata te Manchester United. Arsenalit që i duhej të përballej me Djajtë e Kuq, nuk i shkonte për shtat diçka e tillë dhe Arsene Wenger e akuzoi Mourinhon se kishte frikë. Përgjigja e “Special One” u bë e famshme me portugezin që e etiketoi Wenger “një specialist të dështimeve”, por në një libër të gazetarit Rob Beasley, zbulohet një tjetër frazë e Mourinhos ndaj Wenger, shumë më e rëndë.
Sipas tij, Mourinho ka thënë: Kur Wenger kritikon Chelsean dhe Manchester United për akordin mbi Matën… epo një ditë do ta takoj Wenger jashtë fushave të lojës dhe do t’i thyej turinjtë”. Është kjo fraza që Besley pretendon se ka thënë Mourinho. Hakmarrjen gjithsesi “Special One” e mori pak më vonë në fushë, në 22 mars të 2014 Wenger luante ndeshjen e tij të 1000 si trajner dhe në atë takim Chelsea gjunjëzoi Arsenalin me rezultatin e turpshëm 6-0. Ishte në një farë mënyrë një grusht në fytyrë.
Historia gjithsesi nuk mbaroi aty, pasi ndeshja e 5 tetorit 2014 e fituar 2-0 nga blutë u bë e famshme për zënkën mes Mourinhos dhe Wenger që ishin gati të përdornin duart kundër njëri-tjetrit. I njëjti gazetar në librin e tij pjesë të të cilit janë publikuar nga “Daily Mail” pretendon se për atë episod Mourinho paska thënë: “Wenger kërkonte përjashtimin e një lojtari dhe po bënte presion ndaj arbitrit në zonën time teknike, kështu unë i thashë që të kthehej te zona e tij, më shtyu dhe unë e shtyva dhe i thashë: Bën kështu, pasi e di që këtu nuk mund të reagoj, por një ditë, herët a vonë do të takohemi në rrugë”.
Në periudhën e merkatos së janarit 2014, kur Murinjo drejtonte Çelsin dhe vendosi që të shiste mesfushorin Huan Mata te Junajtid për 37 milionë paund, Wenger e kritikoi duke thënë se, Çelsi po bëntë një gabim të madh, pasi po hiqte dorë nga një futbollist shumë cilësor dhe për më tepër po e çonte atë te një rival direkt. Francezi gjithashtu tha se, transferimi i Matës do të dëmtonte gjatë atij sezoni ekipe si Arsenali, pasi Çelsi i kishte zhvilluar 2 takimet ndaj Junajtid, ndërsa ekipet e tjera ishin përballur ende vetëm 1 herë. Si për rastësi, disa javë më vonë, më 22 mars 2014, në ndeshjen e 1000-të të Vengerit si trajner, Murinjo dhe Çelsi i tij triumfuan 6-0 ndaj Arsenalit.