Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet shteteve të rajonit mund t’i rrezikojnë projektet e përbashkëta të infrastrukturës të cilat janë mbështetur nga Bashkimi Evropian. Një konstatim të tillë kanë nxjerrë si konkluzion analistët në Prishtinë, sipas të cilëve, për realizimin e disa projekteve që lidhin qarkullimin dhe komunikimin mes vendeve të Ballkanit, është e nevojshme të ketë një stabilitet në raportet mes shteteve. Projektet e përbashkëta të infrastrukturës kanë si qëllim thellimin e integrimit ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dy projekte kryesore rajonale në fushën e infrastrukturës, të cilat janë pjesë e Procesit të Berlinit që përkrahen nga Bashkimi Evropian, janë autostrada Durrës – Prishtinë – Nish dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore prej kufirit me Serbinë në veri, e deri në jug me kufirin me Maqedoninë.
Kryesore
Continue to the categoryRomeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e...
Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim...