Denisa Nela propozohet nga anëtarësia e degës së PD Belgjikë si kandidate për deputete

Anëtarësia e degës së PD në Belgjikë ka propozuar si kandidate për deputete Denisa Nelën. Në një njoftim të degës së PD në Belgjikë thuhet se, Partia Demokratike u premtoi shqiptarëve, elektoratit, antarëve dhe simpatizantëve të saj se do të jenë ata të cilët do zgjedhin dhe vendosin se kush do jenë përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, si dhe përfshirjen dhe përfaqësimin diasporës duke i dhënë zë pjesës shqiptare në mërgim.

Në zhvillimet shumë të rëndësishme politike në Shqipëri edhe ne si degë e rëndësishme e PD për Belgjikën në përmbajtje të udhëzimit të Partisë Demokratike si dhe duke u përmbajtur vlerave më të mira europiane vlerësuam çdo propozim të sugjeruar. Pas diskutimeve të shumta anëtarët dhe kryesia e PD dega Belgjikë ka përzgjedhur në unanimitet të plotë znj Denisa Sokol Nela si propozimin e saj për kandidate për deputet në zgjedhjet parlamentare.

Denisa Nela prej kohësh ka qenë e angazhuar në aktivitet të shumta kulturore dhe politike në mbështetje të nevojave dhe zhvillimeve demokratike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kush është Denisa Nela

Denisa Nela është lindur në Kukës më 23 shkurt 1994. Në moshen 9 vjeçare së bashku me familjen e saj ëer arsye politike kanë emigruar në Belgjike. Denisa eshtë rritur dhe shkolluar ne Belgjikë dhe ka përfunduar një Bachelor në fushën e financave dhe më vonë master në manaxhement ne Bruksel. Megjithëse posedimin e dy diplomave Denisa vazhdoj të zhvillohej në fusha të ndryshme me qëllim të zgjerimit të njohurive dhe aftësive të saj profesionale. Prandaj, ajo ka çertifikime nga universitete ​​më prestigjioze si Harvard dhe Solvay.

Denisa rrjedh nga një familje me vlera të larta patriotike dhe demokratike, vlerat të cila edhe në regjimin e kaluar edhe ne demokraci i kan rujt me shum përkushtim. Denisa ashtu si familja e saj ka qen gjithmonë mbështetes e fortë e vlerave demokratike dhe të partisë Demokratike qe nga krijimi deri në ditet e sotme. Denisa, me karakterin e saj të guximshëm dhe në përpjeket e saj për të punuar për të mirën e komunitetit, u angazhua që në moshen 16 vjeçe në akvititete politike Belge duke u bërë pjesë aktive e saj në partinë Defi (Qendër e Djathtë).

Si një aktiviste e spikatur, Denisa u vleresua nga Partia Defi dhe u perzgjodh kandidate për deputete ne zgjedhje politike dhe vendore (2012/2014/2018) ne të cilat ka qen shumë e votuar. Ne vitin 2018, ka qenë në të gjashtë personat më të votuar në komunën e Brukselit. Në rolin e saj brenda partisë, Denisa gjithmonë është munduar dhe përkushtuar që të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Denisa  njihet mirë nga komuniteti shqiptar për punën e saj, integritetin, afërsinë dhe komunikimin e saj me njerëzit. Denisa së bashku me familjen e saj ka qenë pjesë aktive e çdo nisme dhe aktiviteti i ndërmarrë nga Partia Demokratike dhe forcat e djathta në Belgjikë ndaj politikes regresive të së majtës që qeveris Shqipërinë prej vitin 2013 deri sot.

Ishte edhe një nga nismëtaret dhe organizatore e protestës së madhe të organizuar në Belgjikë në vitin 2017 “Rama IK” ku edhe ka mbajtur fjalimin qëndror. Ishte edhe një nga nismëtaret e orgazinimit të rinjeve në Belgjike për të mbeshtetur levzijen dhe protestat studentore në vitin 2019 në Shqipëri. Edhe pse Denisa ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj në Belgjikë, ajo mbetet shumë e lidhur me Shqipërinë.

Duke parë angazhimin dhe përkushtimin e saj ndaj Partisë Demokratike dhe vlerat që mbart kjo parti, anetaret e Deges së Partisë Demokratike në Belgjike, e kan propozuar që të jetë anëtare e kryesis të Partisë Demokratike per Belgjike dhe njëkohesisht eshtë e zgjidhur si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në degen e Partisë Demokratike në Belgjikë. Përvoja e saj profesionale dhe politike si dhe reputacioni i saj brenda komunitetit shqiptar në Belgjikë dhe ne Shqipëri e bëjnë propozimin e Denisës si kandidate një propozim serioz që mbart vlera evropiane dhe shumë përfajsuese edhe për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Artikulli paraprakLirohet brenda 48 orësh pronari i “Bar Barons”
Artikulli tjetërTjetër masë drastike ndaj biznesit, mbyllen pa afat të gjitha lokalet e natës!