3 fitore radhazi në kampionat e kanë katapultuar Interin në grupin e skuadrave kryesuese të Serisë A. Pengesa e radhës është Bologna, por pyetja e parë që i drejtohet trajnerit De Boer në prag të sfidës së “San Siros” lidhet me debutimin e mundshëm të Gabigol. “Më parë Gabigol duhet të integrohet me filozofinë tonë të lojës, gjithsesi mund të them se është pranë debutimit. Ai ka shumë cilësi, nuk është thjesht një driblues i talentuar dhe nuhatës goli, por edhe një lojtar që punon shumë për skuadrën”, u shpreh De Boer.
Në takimet para në krye të Interit, holandezi u vu në qendër të kritikave, por shumë shpejt filloi të ndihej dora e tij. “Kjo periudhë e shkurtër nuk mjafton për të arritur nivelin maksimal. Duhet më shumë kohë. Mendoj se lojtarët po e kuptojnë atë që u kërkoj. Është normale që në fillim të ketë vështirësi”, tha ai.
Kondogbia, Ranocchia e Jovetiç, por gjejnë pak hapësira në formacion dhe sipas holandezit, të gjithë lojtarët duhet t’i pranojnë vendimet e tij. “Unë flas shumë me lojtarët. Kemi 25 elementë cilësore dhe ky është një problem im. Të gjithë futbollistët duhet ta pranojnë situata të tilla. Stevan po punon fort, unë e shoh më shumë pas sulmuesit kryesor”, tha trajneri i Interit.
E Boer shpjegoi se, Brozoviç nuk do të jetë i grumbulluar për Bolognën, ndërsa për Icardin u shpreh se po jep sinjale të forta për lidershipin e tij. Edhe në këtë konferencë për shtyp 46-vjeçari refuzoi të fliste për mundësitë që ka Interi për të fituar titullin, duke u përqendruar vetëm te ndeshja e radhës.