DEA amerikane kap 70 kg kokainë në kontenierin me banane, do kalonte në Durrës

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Forcat Speciale të rojës bregdetare, sekuestruan një sasi prej 70 kg kokaine e pastër.

Lënda narkotike ishte vendosur në 60 pako në një konteiner me banane që ishte ngarkuar në Panama, me destinacion Durrësin, për tu transportuar më pas në Bosnje Hercegovinë.

Konteineri ndodhej në port prej disa ditësh, në pritje për tu ringarkuar në anije me destinacion portin e Durrësit.

Për gjetjen e sasisë së drogës, u përdorën qentë e trajnuar për narkotikë.

Artikulli paraprakE premtja e zezë/ 4 persona mbyten në lumenjtë e Shqipërisë, i fundit një 18-vjeçar
Artikulli tjetërDoris Pack: Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipërinë