Molly O’Toole
Përpara se të largohej nga Departamenti i Shtetit në fillim të vitit 2013, Hillary Clinton i shkroi Presidentit Obama një shënim të fundit në lidhje me Rusinë. Politika e “rinisjes” së marrëdhënieve me Moskën, tha ajo, nuk kishte funksionuar siç kishin shpresuar. Ajo e këshilloi Obamën që të merrte një drejtim të ri duke mbajtur një qëndrim më të egër kundër Presidentit Vladimir Putin.
U nevojitën disa muaj të tjerë përpara se administrata Obama të akuzonte qeverinë e Presidentit sirian, Bashar al-Assad të mbështetur nga Moska për kapërcimin e vijës së kuqe dhe përdorimin e armëve kimike dhe kaluam më pas dy vite e gjysmë derisa një zyrtar rus të shfaqej në ambasadën amerikane të Bagdadit me paralajmërimin se Moska do të niste bombardimet në Siri. Por konflikti sirian kishte filluar në atë kohë të kthehej në një fushë përplasjeje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Clinton e paralajmëroi Obamën se marrëdhëniet ndërmjet Washingtonit dhe Moskës do të përkeqësoheshin përpara se të fillonin të përmirësoheshin dhe nëse duhet të tregohej realist për kërcënimin që përbënte Putini, si për vendet fqinje të Rusisë ashtu edhe për rendin botëror, shkroi Hillary në librin e saj të vitit 2014 titulluar “Zgjedhje të vështira”.
“Duhet të ndalojmë përpjekjet e mëtejshme. Mos u shfaqni shumë të predispozuar për të bashkëpunuar. Mos e lavdëroni Putinin me vëmendje të nivelit të lartë”, tha ajo, duke iu lutur Obamës që të anulonte takimin e tij në Moskë atë shtator. “Bëjani të qartë se kokëfortësia e Moskës nuk ka për ta frenuar Amerikën së mbrojturi interesat dhe politikat e saj, në Siri dhe kudo tjetër. Forca është e vemtja gjuhë që njeh Putini”.
Obama në fund e anuloi takimin e tij, pasi Putini i ofroi azil politik ish-agjentit Edward Snowden, pasi kishte publikuar informacione të klasifikuara nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk e mori në konsideratë këshillën e Clintonit për të mbajtur një qëndrim më të egër kundrejt Moskës, si dhe për të punuar më shumë për të armatosur dhe stërvitur opozitën siriane. Tani, teksa po e promovon sërish përvojën e saj mbi sigurinë kombëtare me kandidaturën për presidente kundër kandidatit republikan Donald Trump, Hillary Clinton është duke e distancuar veten nga dështimet e politikës së jashtme të Obamës, edhe përpiqet njëkohësisht t’i balancojë me kredencialet e saj si sekretare e Shtetit.
Gjatë debatit të zgjedhjeve paraprake demokratike tetorin e kaluar, ajo bëri distancimin e saj të parë nga Obama, duke sugjeruar një “no fly zone” në Siri, një kërkesë që më pas u mbështet edhe nga shumë kandidatë republikanë. “Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t’i bëjnë të qartë Putinit se është e papranueshme ndërhyrja e tij në Siri për të krijuar më shumë kaos dhe duke bombarduar për llogari të Assadit”, tha ajo. “Këtë nuk e bëjmë dot nëse nuk mbajmë një pozicion më të fortë lidershipi”. Duke kërkuar ndalimin e fluturimeve mbi Siri, Clinton tha: “Po përpiqem të kuptoj se si mund të ulim Rusinë në tavolinë. Në diplomaci nuk ka rëndësi të gjesh zgjidhjen perfekte, por të balancosh rreziqet”. Gjatë një tjetër debati, teksa e pyetën nëse ishte e përgatitur të miratonte rrezikun e një avioni luftarak rus, ajo tha se dyshonte shumë që situatë të arrinte deri në atë pikë.
Qasja agresive e Clintonit për Moskën – duke thënë se Putinit nuk mund t’i zihet besë dhe duhet luftuar me forcë – ndryshon shumë nga qasja tërësisht indiferente e Trumpit. Ajo gjithashtu tregon se do të ndiqte një politikë konfrontuese për çështjen e Sirisë në rast se zgjidhet, duke dhënë mesazhin e qartë se është e gatshme të përballet me Moskën me kokën lart.
Moska që tani e shikon qasjen e Clintonit si një sinjal që ajo është e gatshme të luftojë kundër Rusisë. Këtë e kanë menduar edhe shumë republikanë, përfshirë edhe ata që janë më shumë dakord me strategjinë e saj për politikën e jashtme se sa të Trumpit. “Do të kishte qenë mirë t’i kishim ndjekur këshillat e saj vite më parë”, tha senatorja Lindsey Graham. Skeptikët thonë se idetë e Hillary-t mund të shkaktojnë gjakderdhje.
“Nëse i themi Rusinë ‘Ne do të rrëzojmë avionët tuaj’, dyshoj se Putini do të reagojë duke thënë ‘Dakord, nuk do të nis më avionë’”, thotë Stephen F. Cohen, profesor i studimeve ruse në Universitetin e New Yorkut. Ai e quajti politikën e Clintonit për ndalimin e fluturimeve mbi Siri thjesht një slogan fushate ku çështjet e sigurisë kombëtare shfytëzohen për t’u dalluar nga kandidatët e tjerë.
Gjatë bisedimeve të këtij viti në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë, as Trump dhe as Clinton nuk kanë dhënë detaje për politikën e planifikuar prej tyre kundrejt Moskës. Ekipi i fushatës së Clintonit refizoi të komentonte këtë artikull, ndërsa i Trumpit nuk ka kthyer përgjigje. Megjithatë, vitet e shumta të eksperiencës së Clintonit në përballje me rivalin e Luftës së Ftohtë kanë dhënë plot sugjerime për mënyrën se si do ta trajtonte ajo Rusinë, veçanërisht në lidhje me Sirinë që në ditën e parë që do të zgjidhej presidente.
Këtë javë, armëpushimi i negociuar nga Washingtoni dhe Moska u shkatërrua plotësisht. Edhe sikur zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe kundërpala tjetër në Rusi të fillonin të shkëmbenin listën e shënjestrave të tyre si pjesë e marrëveshjes, avionët luftarakë amerikanë kryen një sulm vrasës të shtunën e kaluar duke vrarë 60 ushtarë sirianë. Zyrtarët amerikanë thonë se kishin për qëllim të vrisnin ekstremistët e Shtetit Islamik, por Moska pretendon se sulmi i drejtohej regjimit të Assadit.
Ditën e dielë, Damaskusi refuzoi zyrtarisht armëpushimin edhe pse bombardimet në fakt nuk ishin ndaluar asnjëherë. Ditën e hënë, një delegacion humanitar i Kombeve të Bashkuara që transportonte ndihma për në Aleppo u sulmua nga ato që zyrtarët amerikanë i identifikuan si sulme të forcave ruse.
Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e mërkurë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri thirrje Moskës dhe Damaskusit të ulnin forcat e tyre ajrore dhe të miratonin armëpushimin, i cili është konsideruar gjerësisht si mundësia e fundit për paqe, duke i dhënë një shans të vetëm për të pasur sukses. “E ardhmja e Sirisë varet nga një fije peri dhe unë i bëj thirrje Këshillit të mos heq dorë prej saj”, tha Kerry, duke i heshur sytë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. “I bëj thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet në këtë shans të mirë”.
Ditën e enjte, kreu i Shefave të Stafit, gjenerali Joseoph Dunford tha përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit se, “Tani për tani, nëse duam të kontrollojmë hapësirën ajrore të Sirisë do të duhet patjetër të hyjmë në luftë me Sirinë dhe Rusinë”. Pavarësisht këtyre komenteve, Clinton ka bërë të qartë se ajo, njëlloj si shumë të tjerë në administratën Obama, është cinike kundrejt përpjekjeve të fundit për të bindur Rusinë që të ndihmojë në negocimin e një rezolute politike me Sirinë.
“Gjithçka varet nga dëshira e Vladimir Putinit për të vendosur nëse ka ardhur koha e duhur që rusët të bëjnë çka munden për t’i dhënë fund konfliktit të Sirisë dhe të nisin më në fund diskutimet politike”, tha Clinton gjatë një konference për shtyp. Ajo e përsëriti edhe një herë thirrjen e saj për të krijuar “një zonë të mbrojtur” në Siri ku të ndalohen sulmet ajrore dhe të kërkohet angazhimi i Moskës për të sulmuar Shtetin Islamik, në vend të grupeve rebele të mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara.
Por ka edhe një tjetër arsye përse Clinton është skeptike. Me dështimin e plotë të armëpushimit të fundit, ka pak gjasa që Washingtoni dhe Moska të gjejnë një tjetër marrëveshje për çështjen e Sirisë përpara se amerikanët të zgjedhin presidentin e tyre të ri më 8 nëntor. Të gjitha eventet që po shpalosen tashmë ditë pas dite theksojnë akoma më shumë atë që dihej prej kohësh: gjithçka do të transferohet në tavolinën e presidentit të ri më 20 janar 2017.
Teksa pritet debati i parë ndërmet Clintonit dhe Trumpit të hënën, Rusia vazhdon të mbetet çështja më e nxehtë dhe nëse ka një avantazh për të cilin kandidatja demokrate është e sigurt që e ka përballë rivalit republikan është eksperienca dhe eksperienca në politikë e mund instinktin. Ndryshe nga Clinton, vitet e eksperiencës së Trumpit në Rusi përbëhen nga një pjesëmarrje në Miss Universin e zhvilluar në Rusi dhe admirimi që ai ka për taktikat e egra të Putinit dhe lidhjet e errëta me oligarkët e Kremlinit, siç u deklarua edhe nga fushata e Clintonit ditën e enjte.
Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme i është kundërvënë sistemit të Washingtonit duke u afruar me Kremlinin, duke i rënë kambanave të alarmit në Azi dhe në Europën Lindore. Ai gjithashtu ka inkurajuar hakerët rusë që të kryejnë sulme kibernetike kundër postës elektronike të Hillary-t dhe ka deklaruar se do të rishqyrtojë përkushtimin financiar të Shteteve të Bashkuara për aleatët e NATO-s përpara se të vendosë nëse do t’i mbrojë ata përballë një pushtimi potencial rus.
Trumpi nuk ka dhënë asnjë koment për dështimin e armëpushimit, por thirrja e tij jo koherente për Shtetet e Bashkuara që të bashkëpunojnë me Rusinë në lidhje me Sirinë tregon se politika e tij “Amerika është e para” nuk është edhe aq e qëndrueshme. “Rusia kërkon ta mposhtë Shtetin Islamik po aq sa ne”, tha Trump më 7 shtator gjatë një forumi televiziv ku foli edhe Clinton. “A nuk do të ishte e mrekullueshme sikur të punonim së bashku dhe ta mposhtnim përfundimisht Shtetin Islamik? A nuk do të ishte e mrekullueshme?” Në rast se Clinton do të kishte qenë në të njëjtën dhomë me të për t’i dhënë përgjigje do të kishte thënë: “Jo dhe aq”.
“Clinton ka kaluar vite të tëra jete me këta individë, sado e pakëndshme ka qenë”, thotë Julianne Smith, e cila ka shërbyer si zëvendëskëshilltare për sigurinë kombëtare të zëvendëspresidentit Joe Biden dhe tani drejton grupin e Clintonit për Europën dhe Rusinë. “Në një pikë të caktuar duhet të vendosësh se je përpjekur mjaftueshëm dhe gjërat thjesht nuk funksionojnë”, tha Smith.
“Eksperienca e shkuar e bën njeriun skeptik”, thotë Mike McFaul, i cili shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi gjatë viteve 2012-2014, në lidhje me negocitat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës së Sirisë. “Mendoj se është i çuditshëm fakti që duam të negociojmë një armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, kur ne nuk jemi duke luftuar”.
Smith thotë se një nga mundësitë që duhen ekzaminuar në Siri, pas dështimit të armëpushimit, duhet të jetë vendosja e zonës së ndalimit të fluturimeve siç ka sugjeruar Clinton. Por, sipas McFaul, kjo nuk do të thotë se duhet të rrëzojmë avionët rusë nga qielli. Fillimi i mbarë do të ishte që Shtetet e Bashkuara të ulnin me forcë avionët sirianë, duke e detyruar Moskën të zgjedhë ndërmjet Damaskusit dhe bashkëpunimit me Washingtonin.
Duke u distancuar nga vetë vija e kuqe e Obamës në Siri, Shtëpia e Bardhë e izoloi veten në një cep dhe i ka dhënë Putinit hapësirën e nevojshme për të demonstruar forcën ndërmjet fuqive të huaja, thotë Leon Aron, drejtues i studimeve ruse në Institutin amerikan të Sipërmarrjes, i cili ka lindur në Rusi. Administrata, përveç vetes, ka arritur të izolojë në cep edhe Clintonin. Ndërkohë që zona “no fly” nuk do të ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës, vazhdon Aron, është përsëri një hap i parë i domosdoshëm. “Nëse Putini, Rusia dhe Siria vazhdojnë të mbeten çështja themelore e zgjedhjeve – natyrisht Trumpi po përpiqet në maksimum ta kthejë në çështjen kryesore – Hillary Clinton mund ta ketë të vështirë të tërhiqet nga politika që ka promovuar pasi të zgjidhet”, thotë ai.
Gjatë zgjedhjeve paraprake presidenciale të vitit 2008, Clinton luajti përsëri rolin e kandidates së duhur për vendin në krahasim me rivalin e saj me më pak eksperiencë, atëherë senator, Barack Obama, duke luajtur kartën e naivitetit të tij kundrejt Rusisë, edhe pse ishte përsëri dyshuese ndaj Putinit, ajo shërbeu si delegatja kryesore e politikës së rinisjes së marrëdhënieve dypalëshe të promovuara nga Obama.
Në mars të vitit 2009, takimi i parë i Clintonit me Lavrovin, nuk shkoi pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Megjithatë, për një periudhë të shkurtër kohe administrata Obama gëzoi një bashkëpunim të mirë me Lavrovin dhe Presidentin e atëhershëm, Dmitry Medvedev për çështje si reduktimi i arsenalit bërthamor, lejimi i transportit të furnizimeve ushtarake amerikane nga Rusia në Afganistan apo vendosja e sanksioneve kundër Koresë së Veriut dhe Iranit.
Situata filloi të ndryshojë në vitin 2011, kur Rusia abstenoi në votimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar vendosjen e zonës “no fly” në Libi. Sipas shumë personave që janë në dijeni të diskutimeve diplomatike të asaj dite, Clintoni personalisht siguroi Moskën se operacioni nuk kishte për qëllim rrëzimin e Presidentit të Libisë, Muammar al-Qaddafi. Më pas u publikua videoja e vrasjes së Qaddafit nga rebelët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Clinton tha në një deklaratë të shkurtër: “Shkuam, pamë dhe ai vdiq”, gjë që për shumë rusë ishte prova që nuk duhet të besonin tek fjalët e saj.
Në vitin 2012, përpara zgjedhjeve që do të rivendosnin Putinin si president, pavarësisht raportimeve të pafund për manipulimin dhe mashtrimin me zgjedhjet, Clinton tha se rusët meritonin “zgjedhje të ndershme, të lira dhe transparente, si edhe liderë që të mbajnë përgjegjësi për to”. Putini fajësoi drejtpërdrejtë Clintonin për protestën e madhe që u zhvillua në Rusi gjatë kohës së zgjedhjeve. “Ajo i dha zemër disa aktorëve në vendin tonë dhe i sinjalizoi ata”, tha Putini.
“Putini është veçanërisht dyshues ndaj Hillary Clintonit”, thotë Smith. “Sapo u ngjit në karrigen e Presidentit, kjo u bë akoma më e qartë”. Megjithatë, Aron thotë se politika e Obamës për rinisjen e marrëdhënieve me Rusinë ishte e destinuar të dështonte. “Putini thjesht u bind se kishte më shumë avantazh për të mos bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe se kjo nuk i leverdiste për çështjen e legjitimitet të tij politik brenda vendit”. Edhe Cohen është dakord me faktin se politika “reset” nuk do të funksiononte për shumë arsye të tjera. Ai tha se ndërmjet ekspertëve dhe zyrtarëve të politikës së jashtme argumenti thjeshtëzohet gjithmonë duke portretizuar Putinin si “të lig”, por në fakt arsyet janë të shumta.
Teksa përgatitej të linte Departamentin e Shtetit në vitin 2013, Clinton arriti në konkluzionin se Obama duhet të përgatitej për të mbajtur një qëndrim më të egër, si shkroi edhe në librin e saj “Zgjedhje të vështira”. Më vonë atë vit, Obama lëshoi sulme kundër Assadit për shkeljen e vijës së kuqe dhe përdorimit të armëve kimike kundër popullit sirian.
Clinton, e cila në atë kohë ishte larguar nga detyra, sugjeroi që Obama të afronte kundërshtarët më të egër të Rusisë në Kongres, si kreu i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker, për të autorizuar përdorimin e forcave ushtarake në Siri dhe për t’i treguar Putinit një dorë më të fortë. Por perspektiva e bindjes së Kongresit për këtë dukej e vakët. Brenda pak ditësh, Kerry i gjeti Damaskusit dhe Washingtonit një rrugë shpëtimi duke negociuar heqjen e të gjithë arsenalit kimik të Assadit nga Siria, edhe pse zyrtarët janë të bindur se Damaskusi mban ende armë kimike të fshehura.
Kjo marrëveshje i dha Putinit një hapësirë të mjaftueshme për t’u bërë një aktor i fuqishëm në Lindjen e Mesme, sipas Aron. “Të heshësh sytë nga Rusia për të shpëtuar fytyrën dhe të vazhdosh të shpresosh se Rusia do të jetë e gatshme të bëjë për Shtetet e Bashkuara atë që vetë Shtetet e Bashkuara nuk duan të bëjnë në Siri, është vërtet një mendësi naive”, thotë ai.
Corker ka vendosur të mbështesë Trumpin, por nuk është dakord me rehatinë që ka shfaqur ai me Putinin dhe thotë se politika e Clintonin duhet të mbështetet. Kandidati i vitit 2008 për republikanët, John McCain, vazhdon të mendojë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të negociojnë me Moskën. McCaini është i njohur për qasjen e tij të egër kundrejt Rusisë, por mbështet gjithsesi kandidaturën e Trumpit. Ai thotë se nuk e ka dëgjuar më Clintonin të luftojë për projektin e vendosjes së zonës “no fly” në Siri, projekt të cilin e mbështet. “Për sa i përket Trumpit, nuk ia kam idenë se çfarë qasje ka ai kundrejt Rusisë”, thotë McCaini.
Këtë agresivitet dhe mungesë besimi kundrejt Rusisë, Cohen e quan “egërsinë e re të Luftës së Ftohtë”. Clinton thotë se nuk u çudit aspak kur Moska sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, madje kjo lëvizje ishte “parashikuar” nga qëllimi i Putinit për të ringritur Rusinë si superfuqi botërore. Por hyrja e Rusinë në konfliktin e Sirisë ishte lëvizja që i kapi zyrtarët amerikanë të papërgatitur.
Më shumë se dy vite më parë, Clinton argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ishin treguan më të fortë dhe më të përgjegjshëm për detyrën e vendit si lider global. Fakti që nuk po bëjmë sa duhet në Siri, na ka bërë bashkëfajtorë të kësaj gjakderdhjeje pa mbarim, shkroi Hillay në vitin 2014. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk do të mund ta injorojnë më gjatë këtë”.