Tragjike, 28-vjeçari ndërron jetë nga Covid-19

Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19, një 28 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte me profesion elektriçist. Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Anton Çuni, ndërsa lajmi është konfirmuar dhe nga ana e OSHEE-së në Shkodër.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”, shkruhe në një njoftim të OSHEE.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në spitalin Shefqet Ndroqi, Anibal Byberi, i cili ishte shtruar mbrëmjen e djeshme me urgjencë, dhe kishte përfunduar në intubim.

“Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore”.

Ministria thekson se mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

“Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

Artikulli paraprakKurban Kushtetuta dhe Republika në tepsi
Artikulli tjetërKyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin…