Në Shqipërinë tonë gjithçka po shkatërrohet. Po shkaterrohen vlerat dhe trashëgimia historike, kulturore urbanistike.
Jemi të gjithë deshmitare të percudnimit të shesheve të qyteteve tona nën aksionin famëkeq “rilindja urbane”.
Rrënimi i Tiranes, rrafshimi i qendrës së saj muzeale, betonizimi të skajshëm janë tjetër dëshmi rrenqethëse e talebanizmit socialist.
Ky inkuizicion i barbarëve në pushtet nuk mund të ketë kuptim pa zaptimin e tempujve të dijes, universiteteve .
Zgjedhjet skandaloze te 30 korrikut nëpër universitete e provojnë më së miri kete.
Zgjedhjet me nje kandidat, zgjedhjet me kandidatë pa integritet janë morali i qeverisjes se partise socialiste, të cilin e kthyen në norme edhe për universitetet.
Zgjedhjet në univeristetin e mjekësise (i vetmi universitet mjekësie në bote [!!]) me kthyen pas në vite në një rrëfim të prof. Pëllumb Bitrit të cilit rregjimi i Hoxhës i kishte zhvlerësuar doktoraturën e mbrojtur në Rusi, vetëm pse qeveria jonë prishi marrëdhëniet me sovjetikët.
Qeveria e socialiste po merr trajtat e një regjimit të Hoxhës.
Të gjithë jemi dëshmitarë të zgjedhjes se kreut të Akademisë së Shkencave me anë të ndërhyrjes së fortë të qeverisë socialiste.
Fundi i demokracisë në të gjitha nivelet po shoqërohet me fundin e lirive akademike dhe instalimin e monizmit zyrtar nëpër universitetet shqiptare e mbarë jetën social-ekonomike të vendit.
Me zgjedhjet nëpër universitete të këtij 30 korriku, rilindja socialiste përsëriti atë që realizoi me sukses 30 qershorin e vitit të kaluar.
Zgjedhja e znj. Ilirjana Zeka, në krye të FSHMT e cila nga të dhënat e doktoraturës plagjiaturë del nje person me integritet akademik të dyshuar, është njëra nga dëshmitë e mjerimit dhe kapjes nga politika talebane të universiteteve.
Ilir Allkja,
mjek