Një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), i publikuar nga mediat një vit më parë solli informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjencive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën. Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e Kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për ryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Raporti flet për një pasuri prej 200 milionë eurosh të Kryeministrit Rama, pasuri e krijuar përmes ryshfeteve dhe gjobave të majme që u vendoste ndërtuesve gjatë periudhës ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, raporti citon akuzat e ngritura ndaj Ramës për modelin e 20% që instaloi në Bashki, ku për çdo leje ndërtimi ai kërkonte 20% të vlerës së ndërtesës për të cilën do të firmoste lejen. Raporti citon gjithashtu se të gjitha këto para Rama i ka investuar në kompani të ndryshme pëmes vëllait të tij Olsi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Edi Rama, Kryetar i PS, kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000–2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10–20% të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani ‘offshore’ përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thuhet në raportin konfidencial të OSBE.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën kërdinë në Shqipëri, policia “mbledh gëzhojat”, qytetarët të pasigurt...
Nga Rigels Seliman
Rendi publik në Shqipëri ka arritur në një pikë kritike, ku krimi i organizuar po bën kërdinë dhe qytetarët ndihen gjithnjë e...