Mali Zi i që ka një popullsi më pak se një e treta e Shqipërisë dhe me më pak të prekur nga pandemia ka përfituar më shumë fonde nga ndihmat e BE-së.
Si pasojë e pandemisë, Rajoni do të përballet me tkurrje të ekonomisë nga -9,0 në -3,0 për qind në vitin 2020 dhe një rikuperim i ngadaltë.
Sektori më i goditur është ai i turizmit, i cili përbën rreth 10.2 të PBB-së së rajonit.
Tragjedia e përbashkët e që krijoi virusi rezultoi me solidaritet të admirueshëm në mesin e vendeve të Evropës Juglindore, gjithashtu midis BE-së dhe Rajonit. Ballkani dhe fqinjët e tyre të afërt në BE dhanë donacione mjekësore dhe forma të tjera të ndihmës për njëri-tjetrin, ndërsa Turqia çoi dërgesat e para të ndihmave mjekësore në nëntë vendet e Europës Juglindore.
Për më tepër, BE ka formuluar një paketë ndihme prej 750 milion eurosh të në formën e Asistencës Financiare Makroekonomike.
Historikisht Shqipëria ka pasur aftësi të ulët të tërheqjes të fondeve dhe ndihmave që donatorët kanë dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme për vendet në Zhvillim.
Por kjo po bëhet me e dukshme në dy vitet e fundit ku donacionet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19, janë shtuar, por në fakt arkëtimet po rezultojnë shumë më të ulëta se premtimet./Monitor/