Denoncimi i mjekut: Edhe testet serologjike me rezultat të gabuar, Qeveria hesht!

Nga Bardh SPAHIA

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?

A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë?

Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!

Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë.

Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë.

Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë.

Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë.

Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë.

Artikulli paraprakDokumenti/ Segmentet e qeverisë janë hedhur në aksion “kap ça të kapësh”, ja çfarë po ndodh në Durrës
Artikulli tjetërMirë që e nderon nënën, por jo duke vjedhur/ Berisha: Të paktën në zi tregohu një herë njeri!