Nga Ilir ALLKJA
mjek
Tashmë që po bëhen 6 muaj nga shpallja e epidemisë së coronavirusit, pandemi globale, të gjithë jemi më të qartë rreth kësaj sëmundje, madje edhe shumë politikanë japin leksione mjekësie (nuk e kam fjalën për Braçen e as ndonjë Ronaldo).
Por ne mjekët natyrisht kemi akumuluar më shumë njohuri rreth saj. Kjo sepse secili prej nesh ka trajtuar një numër të madh rastesh në praktikën e tij qoftë në punën e përditshme në institucionet ku punojmë, qoftë privatisht.
Të gjithë kemi kuptuar e provuar që rreziku për klinikë të rëndë nga COVID-19 rritet me moshën, dhe sidomos tek të moshuarit shfaq rrezik më të madh.
Klinikë e rëndë do të thotë që personat me COVID-19 mund të kërkojnë shtrimin e tyre në spital, kujdes intensiv (reanimacion) ose një respirator për t’i ndihmuar ata të marrin frymë, nje perqindje e vogël e tyre mund të vdesin.
Ndërsa ne plakemi, rreziku për simtpoma të rënda nga COVID-19 rritet. Për shembull, njerëzit në të 50-tat e tyre (siç jam unë) janë në rrezik më të madh për simptoma të rënda, për sëmundje të rëndë nga COVID-19, sesa njerëzit që janë në të 40-tat apo 30-tat.
Në mënyrë të ngjashme, njerëzit l 60 ose 70 vjeç janë, në përgjithësi, në rrezik më të madh për sëmundje me shenja të rënda sesa njerëzit në të 50-tat. Rreziku më i madh për sëmundje me simptoma (shenja) të rënda nga COVID-19 është në moshën 85 vjeç e lart.
Fatkeqësisht rreziku për sëmundje të rëndë të COVID-19 rritet me moshën.
Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që mund të rrisin rrezikun për formën e rëndë të sëmundjes së COVID-19, të tilla si kushte mjekësore themelore, siç janë sëmundje krone të zemrës, mushkerive, imunitetiI kompromentuar etj. Duke kuptuar faktorët që ju rrezikojnë, ju mund të merrni vendime se çfarë masash paraprake të merrni në jetën tuaj të përditshme në mënyrë që të shmangni ndryshime fatale në shëndetin dhe jetën tuaj.
Të gjithë, veçanërisht të moshuarit dhe gjithë të tjerët të cilët janë në rrezik më të madh të infektimit, siç janë ata që vuajnë nga diabeti, sëmundje të rënda të zemres, mushkërive e veshka, , (por jo vetëm) duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19.
Është fakt, që 8 nga 10 vdekjet e lidhura me COVID-19 të raportuara nga OBSH kanë qenë të moshës 65 vjeç e lart.
Si të ulni rrezikun për të marrë COVID-19?
Është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit në rrezik të rritur për tu infektuar nga COVID-19, si dhe ata që jetojnë me ta, të mbrojnë veten nga marrja e COVID-19.
Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes së virusit që shkakton COVID-19 është:
– Të kufizoni kontaktet tuaja me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur.
– Të merrni masa paraprake për të parandaluar marrjen e COVID-19 kur bashkëveproni me të tjerët, siç janë maskat e sigurta (ffp2, ffp3), ruajtja e distanacave fizike, evitimi i absentee të mbylluara, higjena strike e duarve, ambjentit etj.
Nëse nuk ndjeheni mirë, ose kuptoni që jeni të sëmurë dhe dyshoni se mund të keni COVID-19, kontaktoni me një mjek, mik mjek, mjekun e familjes ose numrin 127 të urgjences brenda 24 orëve.
Kryesorja jo cdo simptomë është sëmundje, rreth nesh qatkullojnë mijëra viruse e mikrobe, jo të gjitha shkaktojnë sëmundje, dhe jo çdo sëmundje është Fatale!