Balliu: Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit, bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit nuk lejohen në radhët e policisë

Nga Klevis BALLIU

Sot Policia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Shtetit, strukturës më shkatërruese për jetën dhe dinjitetin e njeriut gjatë regjimit komunist. Vetingu në polici konfirmoi në krye të policisë numrin 2 të saj, Gjovalin Loka, njëkohësisht përgjegjës për sigurinë publike.

Ish Sigurimsi i Shtetit, u konfirmua në detyrë nga Vetingu partiak në Polici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurinit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorisht një sigurims të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

Neni 38/g i ligjit për Vetingun në Polici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”.

Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët.

Artikulli paraprakGjatë katër javëve të fundit, 1.755 kosovarë me coronavirus hynë në Gjermani, po në Shqipëri?
Artikulli tjetërKomiteti Teknik apo “trimi” i fshatit tim?!