“Hipokrizia e Ramës me Teodor Kekon”/ Paloka: Më i qelburi i politikës përdor të gjallë e të vdekur për të marrë prej tyre atë që s’e ka vetë

Nga Edi PALOKA

Hipokrizia është një nga “cilësitë” më tipike të një njeriu të dalë boje si Rama!

Sot ka bere nje status per te kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur qe po ta lexonte Dori atje lart ku eshte, do kalonte nje here doren ne mustaqe dhe do nenqeshte me ate ironine e tij dashamirese. Dorin “e vogel” e donin te gjithe dhe i respektonte te gjithe. Nuk dua te dhe nuk me takon mua te komentoj mardhenien e Rames me Dorin kur ishte ende mes nesh.

Por nje fakt te njohur nga te gjithe miqte e Dorit nuk mund te mos e permend.

Pasi Dori u largua nga kjo jete, nje akt ka kryer Rama qe lidhet me te ; largoi nga puna Xhulin, bashkeshorten e Dorit megjithese e dinte shume mire qe rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur qe kishte. Pavarsisht se Dori ka qene gazetar, shkrimtar dhe deputete, ne e dijme te gjithe se ai kurre nuk u ndye me pislliqet e politikes.

E ky, me i qelburi i politikes, merr guximin sot ta kujtoje sepse keshtu eshte mesuar, te perdore te gjalle e te vdekur per te marre prej tyre ate qe nuk e ka vete, vlerat njerezore!

Artikulli paraprakZbulohet mashtrimi/ Frrokaj publikon videon: 2 orë pas show-t në FB të Ramës, në kantierin e përuruar nuk punon askush, s’ka asnjë makineri
Artikulli tjetërTiranë apo Minsk kudo qoftë, thirrja për Demokraci ka vetëm një gjuhë, refuzimin e pushtetit të dhunës dhe krimit!