Dy inspektorë të Tatimeve në Tiranë janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen për korrupsion. Policia e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë e Tiranës, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë ndalimi i shtetasit Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit.
Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendie të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”.