Kush është zyrtari i lartë amerikan që do të negociojë mes Kosovës dhe Serbisë

Aeroplani i parë komercial i drejtpërdrejtë, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është nisur sot nga aeroporti i Tel Avivit.

Disa ndihmës të lartë të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit janë nisur me aeroplan drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ta formalizuar përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lexo Edhe:
Nimanbegu: Nuk hyj në atë Qeveri që kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës
Në fluturimin e parë Izrael – Emirate të Bashkuara Arabe i pranishëm është edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien.

Nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), përmes një postimi në Twitter thonë se O’Brien këtë fluturim e ka quajtur moment historik.

“Krenar të jem pjesë e një momenti historik dhe simbolik në rrugën transformuese drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy kombeve të përkushtuara”, thuhet në këtë postim.

O’Brien do të jetë i pranishëm edhe në takimin Kosovë-Serbi që do të zhvillohet me datë 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm do të jetë edhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell derisa është raportuar se në takim mund të shkojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Artikulli paraprakTirona kualifikohet direkt në playoff të Europa League pa luajtur
Artikulli tjetërÇfarë duhet të dini paraprakisht që të mos prekeni nga “Dëshpërimi i shtatorit”