Berisha: Një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar!

Miq, sot pasdite u firmos ne Ëashington ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti marreveshja per normalizimin e marredhenieve ekonomike te Kosoves me Serbine.

Kjo marreveshje eshte nje arritje historike per Kosoven dhe kombin shqiptar dhe nje sukses i padiskutueshem i diplomacise se SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe perfaqesuesve te tij.

Marreveshja do shenoje nje kthese te madhe ne marredheniet dhe bashkepunimin ekonomik midis Kosoves dhe Serbise por edhe ne bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal.

Me kete rast le te urojme ne perzemersisht qeverine dhe popullin e Kosoves dhe te shprehim mirenjohjen tone me te thelle SHBA dhe presidentit Donald Trump per rolin e tyre percakues ne arritjen e kesaj marreveshje historike. sb

Artikulli paraprakTrump: Shumë shpejt do të vizitoj Kosovën!
Artikulli tjetërDokumenti i marrëveshjes së firmosur nga Hoti dhe Vuçiç