Bodigardi i Ramës feston me Lymin “krijimin” e partisë (Foto)

Lym Murrizi dhe Halit Valteri kanë festuar “krijimin” e partisë nënshoqërinë e bodigardit të kryeministrit Rama.

Fotot e siguruara nga Faxweb.al tregojnë Murrizin dhe Valteri nën shoqërinë e truprojës së kryeministrit Edi Rama. Ata shihen duke konsumuar një kafe dhe duke biseduar mes tyre në ambientet e një lokali në kryeqytet për rrugëtimin e partisë me orientimin e Ramës.

Pak ditë më parë deputetja tjetër e opozitës parlamentare Rudina Hajdari nuk iu bashkua formacionit politik të sapokrijuar të Murrizit duke zgjedhur t’i bashkohet Nismës Thurrje. Madje mes tyre pati dhe një përplasje ku Hajdari e quajti partinë e Murrizit një shpk të vogël e cila e ka të pamundur t’i konkurrojë ‘shpk-të’ e mëdha politike që gjenerojnë vota në Shqipëri.

Siç duket partia e sapokrijuar e Murrizit është bërë me bekimin e Ramës dhe do të jetë një patericë e këtij të fundit…

Artikulli paraprakRama: Çdo emërim do kalojë nga Braçe, vetë Braçe surprizon: Drejtori i parë, kunati im
Artikulli tjetërShpërthen ish-këshilltari i Ramës: Do bëhet histerik, tregojini temjanin dhe do ja mbathë nga sytë këmbët