Lëkundje tërmeti në Durrës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në rajonin e Durrësit. Sipas qendrës evropiane për tërmetet, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.5 rihter, në veri të qytetit.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 7.50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Dridhjet janë regjistruar nga agjencitë që monitorojnë veprimtarinë sizmike.

Që prej shtatorit të vitit të kaluar dhe lëkundjeve të forta që goditën Durrësin dhe Tiranën në 26 nëntor, janë regjistruar lëkundje të herë pas hershme në këtë zonë.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi jo vetëm dëme materiale, por edhe mbi 50 viktima, ndërsa paniku tek qytetarët ende vazhdon.

Artikulli paraprakDASH: Në Shqipëri është e vështirë të bësh biznes! Shqetësimi më i madh, korrupsioni dhe sidomos koncensionet ose PPP-të
Artikulli tjetërRama sot në Shkodër, blindohet qyteti! Nga kush ka frikë kryeministri?