Tirana u trondit mbrëmjen e djejshme nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi në një zonë të mbipopulluar, duke krijuar frikë dhe panik tek qytetarët.
Por numri dy i socialistëve, Taulant Balla vazhdoi në serinë e justifikimeve si Elisa Spiropali, duke thënë se, shpërthime të tilla ndodhin kudo në botë.
Mirë që nuk tha se, “bëhen” edhe filma, siç deklaronte Elisa…
“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.