Revolta popullore e paralajmëruar prej një jave kundër importit të plehrave do të përfshijë kryeqytetin sot që në orët e para të mëngjesit. Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, me mbështetjen e fuqishme të opozitës do të protestojnë kundër ligjit Rama për importin e mbetjeve. Protestuesit në orën 11:00 do të nisin protestën nga Parku “Rinia” për të vijuar përpara godinës së Kryeministrisë, me qëllim kundërshtimin e ligjit për importin e plehrave. Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, i bën apel Presidentit Bujar Nishani, të mos e dekretojë këtë ligj, dhe qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste. Ligji për importin e mbetjeve u miratua në seancën plenare me 63 vota pro, ndërkohë që Shoqëria Civile e ka kundërshtuar që në fillim. Nga ana e saj, qeveria është përpjekur të shpjegojë që kjo iniciativë është ndërmarrë për të shpëtuar kompanitë ricikluese dhe se nuk është kërcënim për cilësinë e jetës së qytetarëve. Protestuesit do të mblidhen në orën 11:00 pranë Monumentit të Pavarësisë, në Parkun “Rinia”, për të marshuar drejt Kryeministrisë. Përballë zyrës së Ramës parashikohen të jenë mijëra qytetarë që do t’i kërkojnë llogari përse i tradhëtoi, duke miratuar ligjin që kishte hequr vetë në vitin 2013. Detaje të hollësishme ende nuk janë bërë publike. Po gjithsesi po flitet për një skenar të mundshëm, që është ai i rrethimit të Kryeministrisë me kazanë plehrash që kanë të shkruar emrat e deputetëve që votuan ligjin dhe me thasë me plehra. Paralelisht me protestën e organizuar nga aktivistët e AKIP në Tiranë, qytetarë të ndryshëm po organizojnë protesta në qytetet e tjera të vendit, në Vlorë, Fier, Elbasan, Korçë, etj. Ndërsa komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë kanë njoftuar organizime protestash para ambasadave të Shqipërisë në Londër e Berlin. AKIP vendosi javën e kaluar të organizojë një protestë masive në datën 1 tetor 2016 në orën 11:00, duke nisur me një marshim nga Parku “Rinia” përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si një protestë që synon të bëjë të qartë për këdo që mendon ndryshe, se populli shqiptar ka qenë dhe vijon të mbetet kundër importit të plehrave në vend dhe ka vendosur ta imponojë vullnetin e vet, përmes protestave dhe nëse është e nevojshme, përmes votës në referendum. Paralelisht me protestën e organizuar nga aktivistët e AKIP në Tiranë, qytetarë të ndryshëm po organizojnë protesta në qytetet e tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Fierin, Elbasanin e Korçën, ndërsa komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë kanë njoftuar organizime protestash para ambasadave të Shqipërisë në Londër e Berlin. Aleanca kundër Importit të Plehrave beson se, ligji për lejimin e importit të plehrave nuk është bazuar në analiza të thelluara, serioze e shkencore mbi të mirat dhe të këqijat që mbart një vendim i tillë. AKIP beson se industria e riciklimit, duhet të funksionojë me plehrat e riciklueshme që sakaq prodhohen çdo vit në Shqipëri dhe se logjika e “kapaciteteve të tepërta” nuk qëndron për sa kohë vetëm një pjesë minimale e plehrave të prodhuara në vend përfundojnë me të vërtetë në impiantet e riciklimit. Në Shqipëri, për çdo vit, importohen produkte të gatshme, me ambalazhe letre, plastike apo metali, të cilat, në fund e rrisin stokun e plehrave të riciklueshme apo të pariciklueshme. “Çdo vit në Shqipëri importohen makina dhe çdo vit një pjesë e makinave pushon së punuari dhe ka nevojë të riciklohet. Në këto kushte, lejimi i importit të plehrave për riciklim nga jashtë është tërësisht i panevojshëm dhe rrezikon të ulë interesin e kompanive të riciklimit për të mbledhur plehrat që sakaq ne prodhojmë, duke rritur sasinë e përgjithshme të plehrave që do të mbeten në Shqipëri përgjithmonë. AKIP është i vetëdijshëm se, arsyet që kanë çuar disa aktorë nga industria e riciklimit të kërkojnë me forcë lejimin e importimit të plehrave, nuk lidhen me mungesën e lëndës së parë të prodhuar në Shqipëri, por me frikën që kjo industri ka nga disa nisma të qeverisë qendrore dhe bashkive, të cilat, në instancë finale, mund të krijojnë de facto monopole në procesin e grumbullimit të plehrave të riciklueshme. Për këtë arsye, besojmë se operatorët e industrisë së riciklimit janë të parët që duhet të na bashkohen ne në këtë protestë, si një protestë që nuk synon vetëm të denoncojë ligjin për importin e plehrave, por synon të godasë njëkohësisht arrogancën dhe paligjshmërinë e atyre që na qeverisin”, thuhet në reagimin e AKIP.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...