Ekzekutimi i 71 vjeçarit nga RENEA, ish-ministri i Brendshëm: E turpshme për shtetin! Neveri për pushtetin!

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar ashpër pas vrasjes së një 71 vjeçari nga forcat RENEA në qytetin e Elbasanit.

Noka shkruyan në një reagim në Facebook se, kjo ngjarje tregon se kemi një shtet qesharak.

Postimi plotë në Facebook

E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjeçar… dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze…

Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku… Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin …

 Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja, eshte shpetimi per shqiptaret!

Artikulli paraprakRama inspektoi të hënën punimet në kalanë e Beratit, por dy orë pas largimit, pirgjet e zhavorrit mbeten e vetmja dëshmi e punimeve
Artikulli tjetërÇudit Pipero: Jo çdo i infektuar me Covid-19 mund të izolohet