“Prapë me filma ky!?” Ironizon Paloka: Në mandatin e tretë, Rama premton në letër aeroporte e porte për Vlorën, por…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ironizon Ramën: Në mandatin e tretë, Rama premton në letër aeroporte e porte për Vlorën, por në realitet vetëm fjalë boshe

Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura.

Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë.

Artikulli paraprakQeveria rinis lëvrimin e fondeve për ‘Check up-in’, Spahia: Rama edhe në kohë pandemie e ke mendjen vetëm te…
Artikulli tjetërBie akuza për grup kriminal ndaj Arben Ndokës, miku i Ramës drjet shpalljes i pafajshëm