Naftëtarët e Ballshit nuk i ndalin protestat: E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Ministrja u tregua shumë arrogante…

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie.

Punonjësit janë mbledhur para uzinës, ndërsa shtuan se në Tiranë nuk iu dëgjua zëri.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le të mbyllet nëse nuk duan të fillojë punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve.

Dautaj u kërkoi naftëtarëve që mos të bien viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën e tyre.

”Kemi menduar të kalojmë në grevë urie. Ne shkuam edhe në Tiranë për një zgjidhje  dhe na tallen. Kemi vendime gjyqesh për pagat e prapambetura qe ende nuk jane zbatuar. Ku janë lekët dhe ku është kopja e kontratës. Mos të biem viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën tonë.

I pari në grevë do hyj vetë, duke pritur një përgjigje se ka negociuar ai me shefat e do vijë sot. Ku i ka lekët që premtoi? Se tha nuk do hyjë askush brenda pa kaluar lekët. Rrugë e tjera janë të konsumuara. Nuk duan grevë urie ata. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, Fieri dhe Ballshi”, deklaroi Dauti.

Mësohet se në grevën e urisë do të futen edhe gra.

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

Artikulli paraprakNjë tjetër deputet i PS infektohet me Covid-19
Artikulli tjetërBerisha i publikon videon Ramës: Nga seriali çdo premtim një mashtrim, por këtu po pranon disfatën që e pret!