Salianji i përgjigjet Ramës: Nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli. Në 7 vjet e nisi me premtime, po e mbyll me mashtrime

Nga Ervin SALIANJI

Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto:

Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.
Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.

Shqiptarët duan ndryshim!

Artikulli paraprakPërplasja, Wadephul: I besojmë vetëm ODIHR për reformën zgjedhore, Rama: Jo, ODIHR-it
Artikulli tjetër“Kush pyet o vlla, kush pyet”. Shkëlzen Uka: A rrihet këtu në çadër, në gjithë këtë dimër që po vjen? Nuk dua luks, veç shpi të fus kokën mren