Eksperti i shëndetësisë i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet pse ministrja gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret

Nga Gazment KODUZI

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

🔵 Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

🔵 Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

🔵 Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

🔵 Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët.

Artikulli paraprak“Kush pyet o vlla, kush pyet”. Shkëlzen Uka: A rrihet këtu në çadër, në gjithë këtë dimër që po vjen? Nuk dua luks, veç shpi të fus kokën mren
Artikulli tjetërOpozita për Reformën Zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin shqiptar