PD paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës: U veprua si grup i strukturuar kriminal për të vjedhur 400 milionë euro

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.
Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.
Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!
Artikulli paraprakLista e kandidatëve për deputetë të PD që do votohen nesër në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin
Artikulli tjetërNjë kryeministër i dështuar dhe investimet e munguara në 7 vite qeverisje!