Është shtyrë vendimi për ish-drejtorin e OFL, Artan Shkëmbin, i cili u pezullua nga detyra pak ditë më parë pë nxjerrje të sekretit hetimor.
Mësohet se avokati mbrojtës i Shkëmbit, Artan Broci ka këkuar më shumë kohë për njohjen e akteve.
“Bëm kërkesë për njohjet me aktet. Kërkesa u pranua, nesër në orën 09:00 do japim konkluzionet tona”, tha Broci për mediat shkurtimisht.
Vendimi për pezullimin e Shkëmbit u mor dy ditë më parë nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ardi Veliu.
Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit.
Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e Vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.