Pas Klosit edhe Gjici merr rolin e epidemiologut, por lë nam 2 minuta pas… (Video)

Safet Gjici i shtohet listët së eskpertëve të Rilindjes që kanë këputur mufka sa i takon Covidß19. Teksa ka qenë dje pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit, por ka dështuar me sukses.

Ndërsa ishte duke në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiaku rilindas nisi të jepte dhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart, që sipas tij, është një zakon i vështirë për t’u eleminuar nga ana e shqiptarëve.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus se, me thënë të drejtën virusi është vdekje prurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën”, u shpreh Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë.

Por këshilla e kryebashkiakut zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe iu shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.

Ministri Blendi Klosi, një ditë më parë deklaroi se, “virusi përhapet më shpejt nga valët e muzikës”. Deklarata e ministrit rilindas u bë virale në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/BrryliBroadway/videos/1542866325898349

Artikulli paraprakManipulimi i listave, ambasadorja e SHBA në zyrën e Lleshajt: Zbatoni identifikimin biometrik
Artikulli tjetërDorian Teliti përball Ramën me faktet për pasurimin e oligarkëve: Në 5 vjet dha 300 milionë euro për kokë!