Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, gjatë takimeve me biznese dhe qytetarë në Elbasan, tha se qeveria e ka çuar vendin në kolaps, ndërsa shtoi se plani me 5 pika i propozuar nga PD pak ditë më parë, është në të mirën e vendit për t’u ringritur.
Basha theksoi se, qeveria po i çon paratë tek oligarkët, ndërsa i bëri thirrje dhe njëherë kryeministrit të zbatojë planin me 5 pika të prezantuar nga PD, sa më parë.
Kreu i PD tha se, rruga ku jemi futur në këto 7 vite, me këtë qeveri në krye, nuk po na çon askund, por po na fundos.