Gazetari në mes të plantacioneve me kanabis, i dërgon fotot Ramës dhe e pyet: A kemi zgjedhje apo jo?…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe krerët e Policisë së Shtetit deklarojnë se, “këtë vit nuk ka parcela të mbjella me kanabis”, por realiteti është krejt ndryshe. Shqipëria është e mbushur me kanabis në të gjithë teritorin ashtu siç ka ndodhur 7 vitet e fundit sa herë jemi në prag zgjedhjesh.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar disa foto në parcela kanabisi ku shkruan se janë realizuar vetëm një ditë më parë. Hoxha përshëndet kryeministrin Edi Rama dhe ironizon duke shtuar se e gjitha kjo është falë kujdesit të qeverisë.

“Tashmë Shqipëria e garantoi edhe këtë vit brand-in e saj europian. Më tej ai shton se çmimi për kilogram ka thyer rekord, nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës. A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes Shqipëri…

Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..

Në pyjet me kanabis ka jetë.

Pershëndetje zoti kryeministër.

Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.

Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…

A kemi zgjedhje përpara apo jo?!

Foto: North Albania 2 tetor 2020…

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/3284148371622808

2 3

1 4

3 1

Artikulli paraprakBanorët e fshatit Qafzez në Ersekë 16 muaj në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti: Nuk kemi marrë kokërr leku!
Artikulli tjetërLista e kandidatëve të PD për deputetë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Belsh, Librazhd dhe Prrenjas, nesër votimi