Nga Bardh SPAHIA
Edi Rama, për frikën nga humbja nuk të ndihmojmë dot!
Hall të madh ke Edi Rama! Nuk ke shkëlqyer kurrë në jetën tënde për asgjë, përvec gënjeshtrave e fasadës dhe është i kuptueshëm makthi që të krijon çdokush që është bërë vetë, e të nxjerr bojën me fakte! Profesionalizmin nuk ta dhuron askush, as pushteti! Por ti nuk ke si ta kuptosh këtë se nuk ke qenë ndonjëherë i tillë!
Fatkeqësi për ty që edhe teksa plakesh e thinjesh, nuk ke një bilanc për të treguar, por përdor retorikë halabaku, teksa je i ulur në karriken e kryeministrit! Ti e ke provuar se si Shkodra të ka treguar vendin, pavarësisht se i je qasur me shokët e tu të inkriminuar, të zgjedhur prej teje e me imunitet politik prej teje! Pra nuk e ke problemin me një apo dy kundërshtarë politikë, që merr nëpër gojë me djallëzi si plak i zhgënyer nga jeta!
E ke me një popull të tërë që mezi pret të të largojë që të marrë frymë e të mos vidhet në mënyrën më skandaloze sic ka ndodhur që kur ke uzurpuar karrigen e kryeministrit! Prandaj z.piktor i dështuar, që je ulur në karriken e kryeministrit, qetësohu, se vreri që vjell as funksionon e as shpirtërisht nuk të ndihmon!
Madje si mjek, mund të të them se të dëmton edhe shëndetin që e ke lodhur boll vetë me veset e mënyrën e jetesës. E ke lexuar saktë se cfarë do të të bëjnë shqiptarët më 25 prill! Eshtë merita jote ekskluzive, që mezi presin të të shporrin! Ne përballë do na kesh, si gjithmonë!
#25Prill#ShporrimEdiRamën