Meta i përgjigjet Ramës: Po preke 5 Qershorin do më kesh në çdo shesh, do kesh fatin e shokut tënd që ngeli edhe pa…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi nga foltorja e Kuvendit.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.

MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shkruan Meta.

Rama: Meta nuk ka kapacitet moral e mendor

Kryeministri Edi Rama u shpreh në seancën parlamentare se, shembullin negativ e jep i pari Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që sipas tij, nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj.

Me këtë, Rama nënkupton deklaratat e forta të Presidentit sot, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Bosnje-Hercegovinës.

“Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje. dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një grua nuk mund ta ketë, një nënë nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e Parlamentit nuk mund ta ketë. Por cfarë faji mund t’i vë unë kësaj zonje, kur shembullin më negativ sot e jep Presidenti, që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka një përfaqësues të huaj në krah”, tha Rama.

Artikulli paraprakVideo/ Përleshen sharlatanët e Parlamentit: “Qen bir qeni”, Gjiknuri vodhi 100 milionë euro tek ÇEZ…
Artikulli tjetërMeta paralajmëron Ramën: Po preke 5 qershorin…