Komisioneri i Zgjerimit: Ringritja dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese kusht për Konferencën e parë Ndërqeveritare

Komisioneri i Zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi është shprehur i qartë se, në Shqipëri po nuk funksionoi Gjykata Kushtetuese, nuk do të këtë asnjë hap përpara në rrugën drejt BE-së.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Bruksel, Varhelyi ka thënë se, ‘ringritja dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese është kusht për tryezën e parë mes Shqipërisë dhe BE-së.

Edhe ligji për mediat mbetet një nga pikat që KE kërkon nga Shqipëria plotësimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

‘Me katër anëtarët aktualKomisionerië, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmërinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhjes për tre poste të lira është duke vazhduar.

Procesi është prekur pak nga kriza COVID-19, por pritet të finalizohet si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidentin e Republikës’, tha Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e eurodeputetit: Shqipëria një shtet që drejtohet nga mafia! Zgjedhjet në prill nuk do të jenë demokratike
Artikulli tjetërRama del bllof me videomontazhin e Bashës për tvsh e bizneseve. Zëdhënësja e PD: Shqetësimi i Ramës janë PPP-të jo hallet e biznesit