Ish-kryeministri Berisha reagoi dje pas deklaratës së eurodeputetit Kukan në lidhje me trafikun e drogës në Shqipëri ndërsa theksoi se rastet e shfaqura deri tani janë vetëm maja e ajsbergut me atë që në realitet po ndodh në Shqipëri. “Komuniteti ndërkombëtar nuk pajtohet me shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi në zemër të Evropës! Parlamenti Evropian, nëpërmjet eurodeputetit Eduard Kukan, përkundrejt heshtjes absurde të komunitetit ndërkombëtar, ngriti fuqishëm zërin e tij, u bashkua me denoncimin dhe alarmin e vetmuar të dhënë nga opozita shqiptare për shndërrimin e Shqipërisë në një Kolumbi në zemër të Evropës apo, siç e quajnë mediat vendase, në Kanabistan. Eurodeputeti Eduard Kukan konsideroi drogën një problem gjigant dhe me pasoja të rënda për Shqipërinë. Me këtë rast shpreh bindjen se kjo që është shfaqur deri tani është vetëm maja e ajsbergut të problemit, të cilin Edi Rama po përpiqet të mbulojë para botës dhe komunitetit ndërkombëtar mjerisht të përgjumur gjer tani ndaj këtij zhvillimi dramatik me pasoja shumë të rënda në rajon dhe më gjerë, përfshi këtu mundësinë reale të financimit të terrorizmit ndërkombëtar, si dhe përdorimin e aerodromeve klandestine, nga terroristët për transport droge, armësh etj!” shprehet Berisha në reagimin e tij.
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...