Shifrat e Covi-19 janë jashtë mase dëshpëruese!

PhD. Ilir PECNIKAJ

Fatkeqësisht, siç dhe shihet nga tabela Shqiperia ka rreth 11 herë më shumë humbje jetësh, nën moshen 50 se sa Italia që është një nder vendet me humbje më të mëdha jetësh në Europë.
120903656 10208281791639835 2382464778244665903 n.jpg? nc cat=107& nc sid=32a93c&efg=eyJpIjoidCJ9& nc eui2=AeH13rvnDhe8REYuVzhh0mou6jZ02FaxfmvqNnTYVrF a0yagvZ1s9DbwALFgc7Tq9U& nc ohc=gGt8XuiACSAAX91ch0w& nc ht=scontent.ftia9 1
Në Itali sot u bënë mbi 125.314 teste molekulare (tampone), pozitiv 3678, ose afersisht 3% e testeve janë pozitive.
Ne Shqiperi sot u bënë mbi 914 teste molekulare (tampone), pozitiv 162, ose afersisht 18% e testeve janë pozitive. Në të vërtete kjo shifër, sot në Shqipëri, është shumë më e frikshme, për sa i përket depestimit të popullsisë për covid-19. Deri më sot, kapaciteti maksimal i laboratorëve publike, sipas MSHMS, janë 500 tampone, pjesa tjetër 414 janë të bëra nga spitalet private, me kerkese te personave privat dhe jo për depestim.
Nga 500 tampone që bën ISHP-ja, dhe sipas deklaratës që sot janë të sheruar 150 persona (një përson quhet i sheruar vetëm atëherë kur dy tampone të njëpasnjëshme janë negative) do të thotë se minimalisht 300 tampone jane harxhuar për personat e sheruar. Pra për depestim nuk janë bërë asnjë më tepër se 200 tampone nga të cilat 160 janë pozitive ose 80% e tyre (është deduksioni logjik deri sa MSHMS të ndaj zyrtarisht tamponet e bëra nga spitalet private nga ato te strukturave shtetërore për efekt depestimi).
Ajo që e bën tejet të turpshme faktin është se ministrja Manastirliu thotë se ka shtuar me 30% grupet e eperimiologeve në shqiperi, dhe kanë arritur në 70 grupe në të gjithë shqipëri. Pra nëse kjo është e vertetë i bije që cdo grup të këtë nga 3 tampone në ditë…
Kjo është eficenca e kesaj qeverie në kohë krize?!
KY ËSHTË ZBATIMI I TREKENDËSHI “TESTO-IZOLO dhe KURO”.
Testim quhet kur mbi 80% e testeve dalin pozitive, atëherë kur OBSH thotë se mbi 10% është alert, kurse ECDC alerten e ka mbi 5%?!
Një testim i tillë na ka degdisur të kemi humbjen e jetëve më të lartë në botë për moshat e reja e cila është mbi 5.6%.
z. Ramsi jo të gjithë trekëndshat janë ashtu si i mendon ti…
Shkatërruat jo vetëm shendetësinë por edhe rininë e shqipërisë.
Artikulli paraprakBasha: Në vend që paratë të jepen për të ndihmuar, Rama i ka futur në xhepat e vet dhe të 5 oligarkëve!
Artikulli tjetërKëta përveçse të pashpirtë e të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri!