Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ironizuar dje deklaratën e Ramës, i cili u shpreh dy ditë më parë, se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA, atëherë qeveria shqiptare do të prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. “Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt. Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe Kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane. Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s’kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar”, është shprehur Basha.
Kryesore
Continue to the categoryEksperimenti me arsimin dhe rritja rekord e analfabetëve në Shqipëri
• U kërkua reforma në arsim, por kemi shtim të analfabetëve, tkurrje të nxënësve dhe studentëve në shkolla e universitete dhe mungesë të...