Grykësia e Spiropalit, i jep burrit tenderin për rikonstruksionin e zyrave të Albgaz-it në Fier

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ndërtimin me kosto shumë të lartë të zyrave të reja të Albgaz SHA Fier që janë rikonstruktuar nga një firmë ndërtimi nën menaxhimin e drejtëpërdrejtë të Salarjon Totajt, i cili është edhe bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një qytetari, duke theksuar se Edi Rama inauguron punimet e tij, ndërsa ndërtimi është pa leje.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Salarjani i Spiropalit te thane ne tendera.

Edvin Hajduti inauguron punimet e tij.

Ndertimi eshte pa leje.

Nga objekti nuk jane larguar mbetjet toksike

Pala italiane refuzon te marre ne dorezim objektin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z.Berisha,

Po ju dërgoj një informacion mbi skandalet e pambarimta të Rilindjes!

Sot ministresha zonja Balluku së bashku me Kryeministrin Rama do inagurojnë një “vepër” Zyrat e Albgaz SHA Fier që janë rikonstruktuar dhe janë ndërtuar magazinat me fondet e TAP-it.

Këto punime dhe ndërtime janë kryer me kosto shumë të lartë nga ?mimet normale nga një firmë ndërtimi fantazmë nën “menaxhimin” dhe “mbikqyrjen” e drejtëpërdrejtë të bashkëshortit të Mamica Spiropalit zotit Salarjon Totaj, që deri në momentin që u miratuan fondet në buxhetin e Albgaz SHA dhe derisa sa u shpall tenderi ka qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Albgaz SHA. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Ju lutem bëjeni publike këtë pyetje për zonjën Balluku dhe z.Rama…

A KANË LEJE NDËRTIMI KËTO OBJEKTE?
NËSE PO KUR DATON LEJA E NDËRTIMIT, DHE SA KOHË PAS PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE ËSHTË DHËNË KJO LEJE?
A KA SUBSTANCA TË RREZIKSHME NË KËTO OBJEKTE DHE A JANË ASGJËSUAR APO ZHVENDOSUR ATO?
Ja këto janë “sukseset” e “punëve të mbaruara” të Rilindjes z.Berisha!

Ju lutem publikojeni këtë skandal të rradhës të kësaj qeverisje të papërgjegjshme që inaguron objekte shtetërore pa leje ndërtimi dhe me substanca të rrezikshme për jetën e punonjësve, sa që për këto arësye firma mirëmbajtëse e tubacionit TAP(me aksionerë SNAM ITALIA) e cila do administrojë këto objekte Qendra e Mirëmbajtjes Fier, më konkretisht pala italiane ka refuzuar të marrë në dorëzim këto objekte!

Artikulli paraprakPërfundon procesi i votimit të PD për deputetë në Lushnje, ja kandidatët që kaluan në fazën tjetër
Artikulli tjetërLali, në vend të punës ka zgjedhur të jetë regjisor i estradës së tij