Në përpjekje për të mbrojtur atë që ndoshta edhe nuk mund të mbrohet më, keqqeverisjen e 7 viteve të Rilindjes, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka bërë dje një deklaratë shokuese, kur ka hedhur poshtë mundin e të gjithë heronjve të vendit.
Ndërsa tentonte që të sulmonte Ilir Metën, të cilin e quajti gjeneral të Ushtrisë së Vdekur, Spiropali cënoi dhe figura të tilla si Vojo Kushi apo Vasil Laçi.
Deklaratat e saj duket se alarmuan dhe vetë gazetarin pranë PS, Baton Haxhiu, i cili është parë të vërë duart mbi kokë duke dëgjuar Elisën, dhe më pas tentoi që ta korigjonte duke i thënë: “Mos fol ashtu Elisa, ata njerëz kanë dhënë jetën për atdheun, mos vazhdo se e ke keq”.
Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Lorenc Vangjeli duke dënuar këtë injorance ulëritëse, duke thënë se Presidentit i bën nder që dekoron të vdekurit sesa ta bëjë me këta të sotmit, ndërkohë që drejtuesi i emisionit Fevziu u shpreh.“Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”.
Lidhur me këto deklarata të Spiropalit, ka reaguar sot dhe numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e quan Spiropalin një histerike.
”Nje e çmendur ne histeri te plote si kjo arrin te thote se: ata bij e bija, burra e gra qe kane rene per atdhe nuk duhen dekoruar se kjo ka ndodhur dhjetra vjet me pare
Te gjithe ata shqiptare te medhenj, qe perfaqsojne vlera kombetare, nuk duhet te dekorohen se veprat e tyre kane ndodhur dhjetra vjet me pare dhe se truri idiot elektoral i kesaj te çmendure turbullohet.
Mos e harroni kurre kete llum, qe nxjerr nga goja nje llumishte si kjo”, shkruan Spiropali.