Nga Orjola PAMPURI
Sot, “mbreti lakuriq” beri 2 ore shoë në amfitetarin e liqenit artificial, duke percmuar e mashtruar cdo shqiptar, duke i marrë për budallenj. Sot Edi Rama kërkoi nga shqiptarët një mandat të tretë! Turp dhe faqe e zeze. Këtë që ti Edi Rama I ke bërë Shqipërisë në këto 8 vite as armiqtë nuk do t’ia bënin.
Ti kërkon një mandat të tretë, që nuk shtrove asnjë rrugë për 8 vite!
Ti kërkon një mandat të tretë kur erdhe me premtimin se do të hapje 300.000 vende pune dhe je vnedi i dytë në botë për nga numri i popullsisë për azilkërkues!
Ti kërkon një mandat të tretë kur në 8 vite nuk rrite dot as 10 % rrogat dhe pensionet!
Ti këkron një mandat të tretë sepse e cove Shqipërinë hapa prapa dhe bllokove hapjen e negociatave dhe integrimin Europian të Shqipërisë, duke i cënuar shqiptarëve ëndrrën për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane!
Ti kërkon një mandat të tretë me dosjen 184 dhe 339, ku përfshive deputetë, ministra e cuna problematikë, për të blerë e tjetërsuar votën!
Ti kërkon një mandat të tretë sepse gënjeve për shëndetësinë falas, dhe këtë premtim e tjetërsove duke e shkatërruar sistemin shëndetësor, duke përzënë mjekët nga Shqipëria, e duke ia dhuruar paratë oligarkëve miqve të tu!
Ti kërkon një mandat të tretë sepse cove drejt flimentimit thuajse 80% të bizneseve!
Ti kërkon një mandat të tretë për të vijuar mbjelljet dhe korrjet e hashashit në të gjithë Shqipërinë.
Ti Edi Rama e kishe mundësinë, të cilën në mandatin e parë e përftove mbi premtime të pambajtura, kurse në të dytin e bleve me ndihmën e cunave problematikë, dhe në këto 8 vite e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët bashke.
Ti sot ishe personazhi i mbretit lakuriq, i cili u promovoi shqiptarëve atë që nuk egziston, i cili u tall me shqiptarët. Më 25 Prill 2021, ti do të ikësh me votë masive kundër nga shumica e shqiptarëve, duke lënë pas neveri dhe përcmim ndaj një figure që mori drejtimin e vendit dhe nuk punoi për asnjë çast për të.