“Errësira e një dekade”

Ardit GJINALI
Ecuria pozitive e Integrimit Euro-Atlantik gjatë dekadës së dytë së post ndryshimeve demokratike 2001-2011 ngjason me një të shkuarët të largët drite që ngjason e tillë prej errësirës së vazhdueshme që përcjell një qeverisje me kombësi të njëjtë me atë të qytetarëve të saj, por e huaj në raport me interesin publik të të njëjtëve. Periudha e gjysmës së parë të dekadës së dytë përkatësisht 2002-2005 shënon kultivimin e një mjedisi të shëndetëshëm demokratik dhe shoqëror, i njëjti që ka origjinën në frymën e kompromisit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë që finalizuan krijimin dhe respektimin e marrëveshjeve të mëdha politike dhe kombëtare, gjithashtu.

Marrëveshjet e mëdha ishin origjina e një enumareacioni pozitiv ngjarjesh në ecurinë e proçesit të Integrimit Euro-Atlantik përkatësisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, statusi i vendit kandidat konsiderohej një e arritur e rradhës nëse opozita politike e kohës nuk do të klithte politikisht nën thirrjen që “Fieri politik” i kohës mbetej më i rëndësishëm se “Brukseli Euro-Atlantik” i secilës kohë. Kjo ngjarje ishte lajmëtarja e zezë mbi regresivitetin e perspectives qeverisëse gjatë dekadës së tretë 2011-2021.

Dekada e tretë 2011-2021 e post ndryshimeve demokratike shënon thelbësisht hapa prapa në shumë komponentë që i japin formë dhe thelb një shoqërie demokratike funksionale, përfshirë dhe Integrimin Europian, gjithashtu. Padyshim, nuk mbetet faji i dekadës si koncept i shtrirë në kohë dhe e tilla nuk ka përfunduar ende ; është mëkati i vazhdueshëm i një individi politik që ka shenjuar negativisht dekadën politike – bllokues i ndërgjegjshëm në periudhën kohore të opozitës politike 2011-2013 dhe keqqeverisës kronik në mandatin që fillon në vitin 2013 dhe në vazhdim.

Shkopinjtë e vendosur nën rrota për pengimin e progresit në rrugën e Integrimit gjatë fillimit të dekadës janë kthyer në gurë që rëndojnë në qafën dhe shpinën e një qeverisjeje të kërrusur nga mëkatet dhe përcjellëse e errësirës si pasojë e medet qeverisjes së të njëjtës. Ecuria e Integrimit Europian të Shqipërisë nuk është as një sagë dhe as guri Sizifian që fajëson Brukselin institucional dhe vendet anëtare; është guri Sizifian i hapave mbrapa dhe dëmtimit të të arriturave të dy dekadave të shkuara nga saga e një qeverisjeje kombëtare që konsumon , por nuk ushtron qeverisje.

Epilogu i dekadës së tretë nuk mund të jetë thjeshtë një koncept fundor në kohë; i njëjti duhet të jetë një ndarje përfundimtare me arkaizmin keqqeverisës, demokracinë e gënjeshtërt, liritë e kufizuara, shpresën e vrarë, mediokritetin shtetëror, drejtësinë e munguar, fasadën demokratike, ekonominë e rrënuar, rininë e larguar dhe Shqipërinë e mpakur. Fundi i dekadës së tretë duhet të shënojë një fillim të ri përmes një ndryshimi të qënësishëm dhe të prekshëm; ditë më të mira me një mentalitet të ri qeverisës ku Shqipëria do të kthehet e rëndësishme sërish. Fundi i kalvarit të vuajtjes nga keqqeverisja shënon një datë; – 25 Prilli është takimi politik dhe qytetar që mund të shënojë fillimin e një dekade të re; dekadës së ndryshimit të pakthyeshëm dhe vendosjes së themeleve të forta për një të nesërme të sigurtë dhe të pacënueshme. Bashkimi i madh i një dekade të re është apeli për një Shqipëri që qeveriset, por nuk sundohet; zhvillohet , por nuk vidhet; hapet në liri, por nuk shpopullohet. Bashkë sepse ka ende shpresë….

Artikulli paraprakPedagogia e Arteve, video-mesazh për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e Kancerit të Gjirit
Artikulli tjetërTrump fiton me votat në Kolegj, Biden votën popullore, çfarë rrezikohet