Video/ Shpërthen revolta në Ballsh! Naftëtarët tentojnë të hyjnë në Uzinë, protestës i janë bashkuar dhe fermerët

Naftëtarët e Ballshit janë duke zhvilluar protestën e tyre përballë uzinës së rafinerisë së naftës në Ballsh. Të revoltuar ata kërkojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të uzinës, në mënyrë që të marrin librezat e tyre personale të punës.

Perimetri i jashtëm i rafinerisë është në mbrojtje të policisë private të kontraktuar nga kompania. Ajo që bie në sy gjatë protestës së sotme është përkrahja që u është bërë naftëtarëve nga sindikata e fermerëve të zonës.

Nën thirrjet se “Rafineria është  e naftëtarëve”, ata kërkojnë të hyjnë në uzinë dhe të marrin librezat e punës në mënyrë që të arrijnë të marrin përkrahjen sociale.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj ka reasguar i revoltuar. “Shikojmë një neglizhencë totale, që nuk interesohet njeri për fatin e naftëtarëve. I kanë lënë atje 10 kolegët të vdesin dhe nuk reagon njeri. I vetmi pronar në rafineri janë naftëtarët. Këtu shikojmë vetëm rojet e sigurisë që janë bashkëqytetarët tanë, nuk shikojmë pronarët”, tha ai.

Artikulli paraprakPërmbytja e rradhës, Oerd Bylykbashi publikon videon: Durrësi nuk do ta harrojë barbarinë!
Artikulli tjetërVideo/ Si i mashtroi Rama shqiptarët për planin e rimëkëmbjes