Nga Kastriot ISLAMI
Në 2013 për të fituar MANDATIN E I, Rama mashtroi duke deklaruar se “Fajin e ka Saliu! dhe premtuar: 1) 300 mijë vënde pune, 2) Mjekësi falas; 3) Taksa të ulta për të gjithë. Por vodhi shqiptarët e Shqipërinë së bashku me oligarkët, kriminelët dhe trafikantët…
Në 2017, për të fituar i vetëm MANDATIN E II, Rama mashtroi duke deklaruar: Fajin e ka Iliri! Dhe premtuar: Më jepni mua “timonin dhe tepsinë” e pushtetit se do të hani më lugë të artë! Pasi bleu votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënoi votuesit me kriminelët, vodhi përsëri i vetëm Shqipërinë e shqiptarët…Mbolli vëndin me marijuanë dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës…
Në 2021 për të fituar MANDATIN E III, Rama po tenton ti mashtrojë përsëri shqiptarët duke hedhur në treg mashtrimin e trashë: Këtë rradhë, do të punoj për Ju dhe për Shqipërinë…Sepse për 8 vjet realisht ka punuar vetëm për pasurimin e tij e të sektit te tij dhe për varfërimin e shqiptarëve, nënshtrimin e tyre policor dhe detyrimin për ti kthyer në azilkëkerkuesit më të mëdhenj në Europë…
Këtë rradhë askush s’e beson, të gjithë e urrejnë si hajdut i babëzitur me pasuri qindra miliard euro! Si shok të oligarkëve që ka kapur shtetin për fyti e po mbyt shqiptarët! Si mik të ngushtë të kriminelëve e trafikantëve që e ka kthyer Shqipërinë në vëndin e mafias! Si armikun me te madh qe po boshatis Shqiperine dhe po i detyron shqiptarët të emigrojnë. Si vrasesi i shpresës e të ardhmes së rinisë. Si tradhëtari më i madh që tentoi të hidhte në erë pavarësinë e Kosovës, që po shet kufijtë e territoret e Shqipërisë, që po ju fut thikën pas shpine partnerëve strategjikë!
Për t’i shpëtuar humbjes dhe ndëshkimit, Hajduti dhe Miliarderi i Surrelit, i tronditur thellë e në panik, është gati të hedhë në erë gjithcka, të lërë tokën e djegur, duke shkatërruar GjK e GjL, duke dhunuar kushtetutën e rregullat e lojës për zgjedhje të lira e të ndershme, duke u futur në konflikt me shumicën e shqiptarëve por edhe me të gjithë vëndet partnere.
Të gjithë janë ndërgjegjsuar se FAJIN E KA EDVINI, prandaj e pret SHPORRJA e NDËSHKIMI nga urrejtja e revolta qytetare! Qytetaret e revoltuar do tja sekuestrojnë pasuritë e paligjshme Rames, duke filluar nga BUNKERI I SURRELIT.