Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës për shkak të një lapsusi që bëri gjatë një deklarate dhënë dje para gazetarëve.
Basha tha se, nëse herë tjetër ai do të bëjë lapsus, do ta nxjerrë vetë i pari në media, pa qenë e nevojshme që kRama të harxhojë kohë me gjëra që nuk i përkasin, dhe të merret me emergjencën shëndetësore në vend.
“Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari, lapsuset e mija nuk i kushtojnë asnjë lekë, asnjë qindarkë. Atë shifër që thashë unë dje, është 6 në dhjetë biznese që janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Ja pra që i dëgjon fjalët e mija, se ka kohë që ta mbush hapësirën mediatike me gomarrllëqe të tilla, dhe që nuk i përgjigjet kërkesave minimale për tiu ardhur në ndihmë shqiptarëve.
Meqë e dëgjon konferencën për shtyp, i them ta dëgjojë dhe njëherë planin tonë me 5 pika dhe ti vërë gishtin kokës, të kujtohet se përgjegjësia që ka si kryeministër i vendit, është dhe përgjegjësi penale”, u shpreh Basha.
Kreu i PD është shprehur se në dy spitalet Covid tashmë janë ezauruar të gjitha kapacitetet.
Basha tha se duhet të ndërhyhet menjëherë pranë mjekëve të familjeve, të cilëve duhet t’iu jepen të gjitha veshjet dhe mbrojtjet e nevojshme, për përballimin e pacientëve.
Basha iu bëri thirrje dhe të gjithë ekspertëve që janë pozicionuar pranë qeverisë, që të reagojnë sot, pasi e nesërmja do të jetë shumë vonë, dhe pasojat te qytetarët mund të jenë të parikuperueshme.
“Ky thotë vini maskën, ose ju vura gjobën, nuk ka asnjë masë asnjë plan. Ka premtuar paketën e tretë, dhe nuk e ka bërë atë, ndërkohë që vendet e tjera kanë nxjerrë paketën e katërt. Na ka rënë goja gjithë këto kohë, dhe kemi kërkuar rritjen e testimeve, gjë që nuk ka ndodhur.
Nuk do ketë gjyqtar që mund ta shpëtojë, duhet të lërë gërr vërret menjëherë. I gjithë personeli mjekësor duhet të pajiset me masa mbrojtëse, duhet të stimulohet.
Duhet të fuqizohet roli i mjekut të familjes, që te mjetet e punës, te veshjet, është kërkesa e përsëritur e ekspertëve të partisë demokratike. Të gjithë ata mjekë duhet që punojnë akoma për këtë palaço, duhet të ngrejnë zërin sot, përfshirja e mjekut të familjes do të thotë të zgjidhësh qesen dhe të japësh para për ta.
Iu kërkoj atyre fytyrave të njohura, që tani mos të heshtin, pasi ndryshe do të jenë bashkëpërgjegjës për këtë masakër që po ndodh në vend. Bashkëpërgjegjës bashkë me njeriun që nuk ka marrë asnjë masë, derisa të bëhet gati Covid 3, duhet urgjentisht të nisë përgatitja në spitalet rajonale, mjekët tanë i kanë kapacitetet e kanë trajnimin”, u shpreh Basha.