Shtohen rastet e infektimit të mësuesve me Covid-19

Dy mësues në fshatin Kajan të bashkisë Belsh rezultojnë pozitivë me Covid-19. Sipas Ora News, bëhet fjalë për dy prej arsimtarëve të shkollës “Jashar Dunga”.

Kjo situatë ka çuar në karantinimin edhe të një grupi nxënësish, që kanë patur kontakte me të infektuarit.

Burime nga shkolla bëjnë me dije se, dy mësuesit në fjalë kanë qenë rregullisht në mësim deri në marrjen e përgjigjeve të tamponëve.

Ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistruan 182 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit numërohet 238 raste aktive me koronavirus.

Artikulli paraprakManipulimi i listave zgjedhore, reagon PAA: Ramashenko po prek lirinë e qytetarëve për të votuar
Artikulli tjetërCilët janë 23 pjesëtarët e ‘bandës’ Rama, që do të tentojnë grabitjen e 25 Prillit