“Rama gënjen si derr”/ Basha: Po të zbatojë Planin me 5 pika nuk merr dot baulet e eurove nga mafia e plehrave

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët u shpreh se, kryeministri Rama gënjen dhe gjen kohë të merret me lapsuset e tij, ndërkohë që po të zbatonte “Plani me 5 pika i Rimëkëmbjes” nuk do kishte mundësinë të vidhte milionat me mafian e plehrave.

“Rama gënjen si derr. Kur është puna për të bërë karagjozlliqe rri me laps në dorë e merret me lapsuset e mia. Gënjen si derr se nuk e ka dëgjuar planin tim. Por po të zbatojë këtë plan nuk i merr dot baulet e eurove nga mafia e plehrave dhe klientët e rrugëve të florinjta”, tha Basha, i cili apeloi edhe një herë se Struktura e Posaçme anti-Korrupsion, SPAK duhet të nisë hetimet.

“I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimin dhe të informojë publikisht ku janë me hetimin. Faktet janë ashiqare”, vijoi kreu i PD.

Basha tha se, kjo tregon se, qeveria shqiptare është kapur nga krimi i organizuar dhe mafia e plehrave.

basha 2

Artikulli paraprakEksperti nxjerr bllof Ramën: Maska nuk pati asnjë efekt gjatë Gripit Spanjoll, ndaj vdiqën 50 milionë njerëz
Artikulli tjetërBasha: Do të anulojmë kontratat e inceneratorëve, me agjencitë e partnerëve strategjikë do t’i gjejmë paratë kudo që t’i kenë çuar