Përmbysje regjimit të krimit/Rama pas kërcënimeve të Kryeprokurorit Llalla

– Ligji i mbetjeve, duket sikur është një lojë ku aktorët herë pas here ndërrojnë vendet…
Kur nuk ka qeveri, nuk ke kujt t’ia lesh përgjegjësinë. Kjo bisedë duhet të ishte bisedë e bilancit trevjeçar. Simboli i bilancit u bë kazani, u bë plehu. Nuk mund të kishim gjetur asgjë me shpjeguese, më domethënëse se sa kazanin dhe plehun. E thotë Shekspiri diku, ku drama është gracka ku shpirti mbeti si laraska. Kazani është gracka ku shpirti i Ramës mbeti si laraska. Të dalësh para shqiptarëve dhe të quash tradhti kombëtare importin e plehut katër vjet më parë dhe pas katër vitesh të thuash se s’e kam thënë kurrë për mbetjet, të kujton një histori personale të familjes së tij. Unë do t’ua them shqiptarëve, një të vërtetë të hidhur. Gjyshi i tij dhe i vëllai për 27 vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin. Pse? Sepse aty në një gardh kaloi diçka dhe njëri tha ishte mace, tjetri tha ishte lepur. E dinë gjithë Vlora këtë, u zunë dhe për 27 vite nuk folën. Me ligjin e dajove të këtij do të duhen 27 vite të kuptojnë se mbetje dhe pleh janë e njëjta gjë. Qytetarët kur e hedhin këtë letër në kosh, thonë e hodhëm në koshin e plehrave. Ky do të bëjë një lojë fjalësh duke kujtuar macen me lepurin. Këtë nuk ja bëra unë këtij, ja bëri valixhja me 4 milionë euro.

– Jeni fajtorë të dy?
E kam thënë në Parlament, nëse do të kisha patur faktet e sotme atë ligj nuk do ta kisha bërë. A mund të më shkonte mendja se ky njeri i lejonte pa ligj? Kjo është tronditëse.

– Po jemi më 2016 dhe jeni vonë…
Ky është denoncimi i medias. Ka një faktor të dytë madhor. Çfarë ka ndodhur? Këtu kam direktivën e vitit të kaluar të KE-së për mbetjet dhe furnizimin e ujit. KE përcakton standardet. Ka një ndryshim parimor dhe praktik. Duhet të ekzistojë ndarja në parim e mbetjeve.

– Ju kemi ju para dhe po ju kujtoj që më 2004 kur doli kjo çështje, kur ishte Nano në pushtet ju ishit kundër. Erdhëm më 2011, ju e lejuat importin e mbetjeve të gjelbra. E mbrojtët këtë tezë. Ju kishit këto argumente që ky është një mall që blihet në treg. Pse ju jeni kundër parimit tuaj që mbrojtët më 2011?
A mund të bëj një sqarim me një fjalim timin; Albania Beg do të ndërtonte në Kashar një fabrikë për djegiet. Unë nuk kam lëvizur nga ky pozicion. U bë ligji i trajtimit të integruar të mbetjeve. Nuk ishte kjo direktivë evropiane e kalimit nga ekonomi lineare në atë cirkulare. Ky mashtron në mënyrë të paskrupullt, pasi laboratori ka enë dhe ekziston (Rama).

– E pranoni se gjatë kohës që keni qenë në pushtet kanë hyrë mbetje të rrezikshme?
Unë nuk e di. Problemi qe me Kurumin, i cili merrte makinat dhe për hir të së vërtetës nuk digjte filtrat dhe nuk i digjte dhe krijoi atë malin. Çfarë dëgjoj unë më vonë, dëgjoj se një pjesë e tyre ishin hedhur në Shkumbin dhe ky ishte gabim i qeverisë. Unë nuk e toleroj këtë. Para ligjit të vitit 2011, përveç mbetjeve të rrezikshme, 500 e ca mbetje të tjera mund të futeshin në bazë të ligjit ekzistues. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në komunitetin ku krijohen të përpunohen dhe natyrisht aty janë dhe leverditë e këtij procesi. Së dyti, në asnjë mënyrë import. Ti nuk mund të thuash se do ta bëj industri lider të një vendi industrinë e riciklimit. Nëse importon plehrat absolutisht janë gati të të paguajnë për çdo ton. Edi Rama ka bërë një gjë shumë të rëndë, ka përgatitur djegien e plehrave, është projekt që po e shndërron në realitet në Elbasan.

– Janë plehrat vendase ato…
Mos e besoni atë. Nuk jam në mënyrë kategorike për të futur plehra në incenerator për shumë kohë.

– Ka fakte që në Parlament PD-ja ka vendosur veton në minutën e fundit. Në grup është votuar në mënyrë kaotike. Qëndrimi i deputetëve demokratë ka qenë kaotik, të pavendosur deri në momentin e votimit të ligjit. Është një fakt që tregon inkoherencën e PD-së për ligjin.
PD nuk ka qenë pro ligjit në mënyrë absolute. Mund të them që ndoshta kanë bërë përpjekje për ta amenduar apo jo, këto nuk i di, por mbledhja e grupit parlamentar që përcakton qëndrimin, në mbledhje është vendosur kundër.

– A ka një lloj diskordance këtu, e keni marrë me vonesë këtë vendim, i jeni bashkuar më vonë shoqërisë civile pasi patë që është një kauzë që vlen?
Është e vërtetë që janë vendosur kontakte me shoqërinë civile dhe shoqëria civile ka kërkuar të mos politizohet çështja, se ata e kanë kauzë.

– Është kauzë e majtë…
Lufta kundër mafies është kauzë e djathtë. Mafia i solli.

– Kush janë këta njerëz që kanë dhënë 4 milionë euro?
Thirre Agaçin ndonjë ditë këtu, se ai s’del. Ka qenë avokati i të gjithë mafies shqiptare Ndrageta.

– Ka fakte se pse thoni 4 mln dhe jo 5?
Po si mund të them. Unë e di që ka katër. Valixhja është me 4.

– Ju morët kosto të lartë më 2011. A keni pasur oferta dhe ndikimin nga kompanitë e riciklimit?
Ja ku janë kompanitë e riciklimit. Kurrë dhe asnjëherë. Beccheti kishte marrëveshje. Unë kam bërë punë me miqtë e mi italianë që mos ta pranonte këtë punë. Të hedhësh poshtë një kontratë mund ta bësh, por taksapaguesit e tu mund të paguajnë haraçin. Prit Becchetin ti. E lejoi Rama.

– Pse duhet të marrë riskun Kryeministri?
Nuk ishte kjo direktivë ndërkombëtare. A e dini ju pse bëjnë presion këta? Bëjnë presion se i marrin pa lekë nga jashtë.

– Ato janë mall në bursë… Ata blejnë lëndë të parë dhe më vonë duan ta blejnë…
Ça burse? Plehrat në Itali paguajnë për çdo ton që t’ua marrësh. Ato që mbeten në Napoli e krijojnë male nuk janë radioaktive. Të them të vërtetën, në vendet serioze kanë procedura që digjen në Gjermani dhe mbyllen në galeri të ndryshme. Mund të ketë njerëz të pandërgjegjshëm. Mos harroni t’i themi mbetje siç thotë Rama, jo plehra.

– A është hap para incenerimi i mjeteve?
Në vitin 2016 është ndaluar ose kufizuar djegia e mbetjeve. Ndalon incenerimin ky ligj. Nëse ti merr mbetje për energji do të thotë të prodhosh në Shqipëri me qindra tonelata blozë.

– Çfarë kosto merr opozita nga ky ndryshim qëndrimi?
I pret rrugën mafias. Së pari, përballet dhëmbë për dhëmbë me mafian dhe i pret rrugën. Mbështet direktivën e re të KE dhe u del zot qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodhë kurrë që një njeri mund t’i mashtrojë. U hoqi qytetarëve të drejtën e referendumit. Vetëm kthimi i të drejtës së referendumit u kthen të drejtën. Kam shumë informacione të marrëveshjes së Ramës me mafian. Referendumi u dekretua nga Bujar Nishani dhe e kam cilësuar veprim të drejtë.

– E pranoni që ishte gabim?
E pranova në Parlament, me këto të dhëna të sotme nuk do ta lejoja. Doganat të lejojnë 33 mijë tonë mbetje. Ligji para vitit 2011 lejonte mbi 500 e ca mbetje në vend.

– Dua të këmbëngul për inkoherencën e PD. Nëse nga Rama kemi mosmbajtje të premtimeve elektorale, nga PD ka inkoherencë. Zoti Basha ka kërkuar ndjesë: “Kemi bërë gabim”. Bie në kontradiktë me qëndrimin tuaj se është direktiva ajo që u bëri të ndryshonit mendim.
Së pari, sa herë njeriu të shqyrtojë një problem dhe ta gjejë se ka një opsion të ri dhe zhvillim të ri është në detyrimin e tij dhe jo qëllimi fanatik, por qëndrimi dinamik. E marr direktivën evropiane si jashtëzakonisht të rëndësishme. Është një nga dokumentet më bindëse.

– Direktiva ka të bëjë me mbetjet e mbetjeve. Direktiva ka të bëjë me mbetjet e riciklueshme. Ky argument më erdhi në sms në faqen e “Studio e Hapur”.
Direktiva është për ndarjen në burim të mbetjeve dhe përpunim të tyre nëpërmjet riciklimit.

– Këtë do të bëjë edhe ky ligj…
Ne jemi kundër importit të plehrave. Çdo qeveri që drejton duhet të bazohet tek realiteti. Po e marrim të mirëqenë se nuk është futur 1 ton mbetje e marrim të mirëqenë. Por nëse del se 83 për qind e mbetjeve në vend nuk mblidhen, atëherë duhet të jemi 83 herë kundër importit. Ne kemi realitetin shqiptar. Vetë Edi Rama deklaron se mbetjet nuk mblidhen. Duhet t’i mbledhim me çdo kusht. Gjatë 8 viteve bëmë investime shumë të mëdha me idenë që nga Shkodra në Ksamil të bllokohen të gjithë ujërat e zeza dhe ta bënim detin tonë një nga detrat më të pastër. Kemi investuar 120 milionë dollarë për pastrimin e ujërave. Shko në Durrës, në Vlorë, shumica e tyre rrinë të papërdorura, se ky është koncepti i plehut. Siç mbajnë qëndrim ndaj ujërave të zeza, këtë qëndrim mbajnë ndaj mbetjeve.

– Në 8 vjet ju bëtë një ligj, të cilin direktiva u bëri të ndryshoni. Për çfarë kërkoni falje atëherë?
Po ta kisha ditur direktivën nuk do ta kisha bërë këtë ligj. Modeli im është ai që urdhëron Bashkimi Evropian sot.

– Jeni kundër importit të plehrave të riciklueshme apo mendoni se duhet të ndalohet importi sepse mund të futen mbetje të rrezikshme?
Jam kundër importit të plehrave sot. Nëse unë do të kisha këtë koncept që Shqipëria duhet të zhvillohet mbi bazën e riciklimit s’do të isha dakord.

– Këto koncepte i keni kur jeni në opozitë…
Rama ishte kundër direktivës europiane dhe sot kundër direktivës.

– Ju sot e ndaloni, dje e pranuat importin.
Jo nuk është ashtu. Të krahasojmë të pakrahasueshmen, një njeri që mashtron dhe nuk pyet qytetarët me referendum.

– Rama pranoi para popullit më 2013 që nuk do të pranojë plehrat në vend, sot po i pranon…
Ky me këtë që bën, a do të pranojnë qytetarët e vet që të mashtrohen me pasqyrat ose do të largohet. Nëse ai arrin të konceptojë se do t’i heqë të drejtën me referendum do e ketë të vështirë.

– Pse nuk i kërkoni referendumin me ndryshime kushtetuese?
Nuk e bëjmë dot.

– Pak më parë folët për shoqërinë civile. Si e shpjegoni faktin se SHBA pranoi se e bëri opozita?
Që të lejojë një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndom që partitë politike të mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodhë është që partitë politike të marrin kauzat e tyre.

– Si e merrni këtë qëndrim?
Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte një njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, ishte si ta shkruante zyra e PS dhe Gramoz Ruçi. Mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Vendet e lira janë vende të lira. Nuk janë arbitra, ata shprehin mendimet e qeverive të tyre, nuk janë arbitra.
Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mendojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e Kushtetutës së tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një Kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mëkatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë ç’të duan.

– Ju thoni që deklarata duket sikur është bërë në zyrat e PS…
Unë shpreha mendimin tim për deklaratën.

– Zoti ambasador, këta ambasadorë bëjnë politikën e tyre apo të vendeve që përfaqësojnë…
Si guvernator gjejnë shesh bëjnë përshesh.

– Qëndrimi i ambasadës amerikane në raport me protestën nuk është i shkëputur. I kemi të disata herë këto deklarata, zoti Basha pengon, zoti Rama nuk pengon.
Për fat të mirë, Reforma për Drejtësi u bë me një arbitër, arbitër s’ishin as ambasadorët, por Komisioni i Venecias. Gjëja më e goditur që bëri PD, vunë një kusht, që gjithçka të pranohej nga Komisioni i Venecias. Mediat të qëmtojnë sa të munden të vërtetën, për të qartësuar shqiptarët. Ai draft që hartoi qeveria u rrëzua dy herë në Venecia.

– E kemi fjalën për një arbitër, për një diplomat. Ju po godisni dhe cili është shkaku i vërtetë i kësaj akuze ndaj ambasadorëve të rëndësishëm?
Ajo është e njohur që janë bërë palë. Ai ka 3-4 deklarata kundër PD-së dhe asnjë kundër Ramës.

– Cila është qasja juaj për këtë, që t’i thoni ambasadorit je bërë palë me Edi Ramën?
Nëse ambasadori amerikan citohet nga Rama një e dy dhe nuk e kundërshton. Por e ka një zëdhënës ai. Nuk mund të flas unë në çdol lloj pozicioni as në emër të ndonjë ambasadori tjetër apo shteti tjetër. Të gjitha problemet që PD i ka zgjidhur me qeverinë amerikane.

– Kryetari i partisë tuaj ka dalë publikisht dhe ju keni thënë pasi janë miratuar ndryshimet kushtetuese, janë miratuar 6-7 ligje që kanë rrëzuar konsensusin e 22 korrikut. Nëse LSI dhe Meta pati atë rol që pati në arritjen e atij konsensusi, jeni i zhgënjyer nga Meta dhe LSI për 7 ligjet?
Unë mendoj se ky është një gabim që Meta bën dhe Rama bën. Konsensusi, marrëveshja që ligjet do të votohen me konsensus.

– Pse keni patur këtë marrëveshje, që konsensusi do të ishte dhe për 7 ligjet?
Kur u arrit marrëveshja për Kushtetutën PD mund të thoshte jo s’e votoj, të vijnë dhe ligjet. U shkel një marrëveshje. Pse u shkel? Në mënyrë që të kapet drejtësia. Edi Rama dhe Meta e kanë shkelur marrëveshjen. Unë dëgjoj që për SPAK kanë arritur marrëveshje. Ligji i Vettingut kishte plotësisht mundësi të arrihej marrëveshja. Do ta çojmë jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese, por në çdo forum ndërkombëtar. Strasburgu i ktheu se vendet mike dërguan kërkesa për problemet etike dhe morale të kandidatëve. Lidhje me mafien, korrupsionin. Të kujtohet kunati i shokut Xhemal? Ky kunatin e shokut Xhemal e merr dhe e dërgon në Strasburg.

– Gjatë negociatave për Reformën në Drejtësi ka patur negociata me Metën për qeveri teknike?
Fobira të Edi Ramës. Unë nisem nga një drekë e Ilir Metës, i cili është i prirur për shortcute intrigante. E fton Meidanin për drekë dhe mediat Meidani Kryeministër. Nuk reagoi Rama derisa doli Meidani në skenë. Dreka që organizoi Meta me Meidanin dhe thirri dhe mediat hajde më filmoni i futi tmerrin Edi Ramës. Nuk ka zgjedhje, ka kanabis. Peshkopia tregoi që ka kanabis dhe jo zgjedhje. Të përpiqesh si hajdut për të kapur drejtësinë do të thotë se do të përmbysësh reformën se ajo nuk ecën. Në variantin e parë nesër në pushtet partia që e ka kundërshtuar e hedh. Askujt nuk i shkonte ndërmend që të bënte përmbysje. Pse PD me sa di unë nuk e ndërkombëtarizoi këtë problem? Nëse ti Vettingun do e bësh me Alket Hysenin, kjo është tallje.

– Pse ka ndryshuar qëndrim LSI?
E kuptuat vetë që unë konstatoj se pse i thërras unë atij. Kjo është arsyeje politike.

– Pyetje nga FB për lumin e Valbonës…
Kam kërkuar në atë kohë sqarime që ndërtohet apo jo në zona të tilla dhe më kanë thënë se po. Lumi i Gashit nuk është vetëm i njohur për ujin, por ka florën më të pasur në Shqipëri. Nëse ka koncepte të tjera, qeveria ja ku është, të marrë të gjitha vendimet.

– Po ka dhe kontrata…
Sa i takon kontratave tona, ai ka anuluar shumë të tilla. Ai ka rrëzuar kontrata, por i ka humbur betejat me to. Unë them se nuk mund të isha me dy standarde.

– Ju nuk keni pyetur banorët…
Nëse nuk janë pyetur banorët, atëherë kontratat duhet të anulohen. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.

-Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla…
Prokurori aktual është ndoshta emërimi më konsensual në administratën e sotme shtetërore. Në fakt ai është zgjedhje e socialistëve dhe e jona për ILDKP-në. Ne kur iku Ina Rama zgjodhëm një person i cili ishte zgjedhur me konsensus. Efektiviteti i tij, nëse një kryeministër përpiqet ti bëjë gjëmën prokurorit të përgjithshëm, siç bën Edi Rama. A e di ti kilometrat e telefonatave të Edi Ramës, kërcënimet që i ka bërë ai për Beqajn, Tahirin e më radhë…

-Kur kryeprokurori është i shantazhueshëm jep dorëheqjen.
Vendi më i konsoliduar në botë është SHBA dhe kur vjen puna për të hetuar shefin e ekzekutivit nuk e bën prokurori i përgjithshëm, por emërojnë një prokuror të veçantë. Ka futur Edi Rama mesazhe nga më kërcënueset. Në media e kam parë unë. Derisa të gjitha mediat e thanë dhe nuk u mohua, do të thotë që është e vërtetë. Dhe kryeministri thotë nuk di gjë. Kush guxonte ta kërcënonte atë?

– Për çfarë e kërcënon Edi Rama?
Prokurorin e përgjithshëm kush tjetër me jetë mund ta kërcënojë. Tipike e Edi Ramës, me kë e kërcënon, me vrasës. Unë i kam botuar emrat. Mili a Dritan Dajti, Aldo Bare, njeri nga këta, ata janë ushtarët e Ramës. Kush tjetër perveç Ramës, Rama me bandat. Çdo ligj dhe ligjet kanë një mision kryesor të kufizojnë pushtetin e qeveritarëve. Pushtet i pakufishëm është pushteti i krimit kur mbështetet nga politika. Ai është pushteti që e detyron prokurorin të largojë fëmijët e tij. A nuk ja vranë shoferin Dhori Sollakut, që më thanë se tha s’më kanë kërcënuar ndonjëherë fëmijët. Çfarë kërcënimi më shumë donte se ti vrisnin shoferin në mes të bulevardit. Kush ja vrau, hakmarrja port drejtësi, banda e pushtetit. Kush ta mbrojë, Saje Qorri me ushtarët e Shullazit. Po të kërcënoi banda e partisë kush do të mbrojë.

-Nuk kemi fakte se e keni kërcënuar kryeprokurorin…
Po ajo është politike. Por po të thotë ajo se ka marrë ndonjë sms? Kur? Ajo u përzje në një puç me të tjerët për të rrëzuar kryeministrin për të marr një mandat të dytë. OSBE thotë se kishte tendencë që të merrte pushtetin. A mund të thotë kryeministri se nuk ka ndjeni për kërcënimin e kryeprokurorit është e rëndë. Policia është e mbushur me kriminelë. Kur shkojnë ka një vend që është vendi më sekret i shtetit, ku ruhet dëshmitari i drejtësisë. Këta i çuan xhelatët e krimit që dilte e thoshte se i pash me sytë e mi vrasësit e kryekomisarit.

-Ju bëni akuza çdo ditë, në FB në publik dhe akuzoni Ramën dhe sot e thatë se keni pasur fakte të konfirmuara…
Është një libër që analizon një qeveri si kjo e Sara Cejz, ‘Hajdutët e shtetit’.

-Pse duhet t’u besoj publikuar juve kur marr rastin e vitit 2003-2004 që e keni akuzuar Nanon?
Sapo erdha në pushtet në 18 muaj u shpartalluan banda dhe u arrestuan mbi një mijë krerë banda.

-A ishte kreu i Meduzës Nano?
Fatos Nano ishte një kundërshtar i imi. Por i njoh meritën e padiskutueshme të një reforme, edhe pse e shkatërroi të një reforme thelbësore. Pasi ishte parti e Enver Hoxhës.

-I keni qejf këto analiza për PS..
Jo, nuk është ashtu. Unë Nanos i njoh meritat për partinë.

-Për akuzat që ju i bëni, ai duhet të shkonte në burg..kjo është çështja
Nuk e kisha unë për mbarë që të merresha me gjahun e tij. Ai bëri rrotacionin e pushtetit. Mund ta them dhe e kam deklaruar dhe në zyra më të rëndësishme. Një politikan mund të ketë një mijë të zeza, por njëra është me e keqja, kur nuk ka dorëheqje. Nano i bëri dy shërbime vendit, shërbimin e parë me partinë, shërbimin e dytë me rotacionin.

-E amnistuat?
Nuk kisha fakte se ai kishte futur vrasësin e shoferit.

-E thatë vetë që politikani ka një fund dhe i jep fund karrierës, për vete e keni menduar ndonjëherë këtë gjë?
Nuk tërhiqem për asnjë moment, derisa të kem aftësitë fizike. Nano ka ndjekur kënaqësitë e tij, pasioni im është politika. Ata që mendojë që unë të hesht skano kuptuar asgjë nga liritë e njeriut.

-Ju akuzoheni se jeni vendimmarrës në PD.
Në mënyrë absolute nuk jam dhe nuk do të jem. Largimi im është pa kthim dhe kjo është përfundimtare. S’kam asnjë post politik, përveçse deputet. Edhe në rast se PD vjen 10 herë në pushtet, jam ndarë në mënyrë përfundimtare nga postet politike. Gjëja me e paimagjinueshme për mua është të hesht. Kurrë, në asnjë moment.

-A është në favor të opozitës?
Asnjë prononcim nuk bëj unë në emër të PD-së. Ai jeton me kompleksin tim.

-Ju flisni në emër të grupit aty.
Ka raste po, jam deputet, sipas rastit.

Marrë me shkurtime nga News 24

Artikulli paraprakIkje nga kolera, 60 mijë në BE në 2015
Artikulli tjetërMaturantët në Ersekë bojkotojnë mësimin për pranimin në universitet