Maturantët në Ersekë bojkotojnë mësimin për pranimin në universitet

90 maturantë në Ersekë kanë bojkotuar mësimin prej 5 ditësh. Ata shprehen kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje, e cila sipas tyre i pengon për të arritur pikët e nevojshme për të ndjekur studimet e larta. Pas problematikave që kanë hasur maturantët e vitit të kaluar, të cilët janë ngritur edhe në protesta kundër mënyrës së pranimit në universitete, nxënësit janë bërë më të ndjeshëm ndaj kësaj çështje.
Ata thonë se gjuha e huaj, si lëndë e dytë me zgjedhje, nuk i jep atyre pikë për ndonjë fakultet. “Jemi kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje. Duam që lënda e dytë me zgjedhje të mos jetë gjuha e huaj, kjo pasi gjuha e huaj na pengon për të kapur universitetin. Kjo lëndë nuk ka jep pikë për në fakultet”. Maturantët e Ersekës thonë se, do të vijojnë bojkotin e shkollës, derisa të zgjidhet ky problem.
Maturantë dhe prindërit u ngritën në protestë para disa ditësh ën Tiranë ndaj ndëshkimit të pamerituar nga Rama-Nikolla, mbylljen e dyerve të universiteteve edhe për maturantë me 9,78 dhe 9,97 dhe shitjen e kuotave të tyre në universitetet private të klientelës. Disa prej tyre u shprehën se janë socialistë, të cilët ndërsa dënojnë sistemin klientelist të Ramës, e cilësojnë qeverinë si “Rilindjen e Dështimit”. “Unë jam një socialiste, madje me një ide të thekur nga e majta. Por kur humbiska shpresa ndërron edhe ideali. Paskam bërë zgjedhjen e gabuar, por Edi i mashtron me fjalë 18-vjeçarët si ne. Na premtoi rilindje, por na la në shtëpi. Jam me mesatare 9.97 dhe nuk rezultoj fituese në asnjë degë të universiteteve. Nuk di çtë bëj, nuk kam të ardhura në familje për universitete private. Më ndihmoni ju lutem. Jeni shpresa jonë e vetme. Unë bëra zgjedhjen e gabuar që besova te rilindja, por tani kam një ide të qartë. Kjo është rilindja e dështimit”, u shpreh një nga maturantet.

Artikulli paraprakPërmbysje regjimit të krimit/Rama pas kërcënimeve të Kryeprokurorit Llalla
Artikulli tjetërNëna e Gacalin Kopshtit: Ma vranë djalin me bukë në gojë