Vritet me thikë një 66-vjeçar në Poliçan

Një tjetër vrasje ka ndodhur në Poliçan, pas 3 viktimave që u shënuan ditën e djeshme. Kësaj radhe, ngjarja ka ndodhur në Poliçan të Beratit, ku një person është qëlluar me thikë dhe ka humbur jetën. Bëhet e ditur se rreth orës 19:30, në lagjen “Kalluç” të Poliçanit, Nexhip Pano, 32 vjeç ka goditur me thikë Behar Bregun, 66 vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes. Dyshohet se shkaku i kësaj ngjarje ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive të dobëta. Policia bëri të ditur se po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë një ditë më parë gjeti vdekjen një 57-vjeçar në Vlorë. Bëhet e ditur se mes autorit të identifikuar si Mystehak Selimaj, 54 vjeç, dhe viktimës Ilia Kadare, 57 vjeç, ka ndodhur një konflikt, i cili kishte si motiv problemet për një ndarje gardhesh mes familjeve. Dy fqinjët janë përplasur sërish, duke u ballafaquar fillimisht me fjalë e më pas fizikisht. Njëri prej tyre, më i riu, ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka qëlluar disa herë në bark fqinjin e tij, Kadare. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Artikulli paraprakNëna e Gacalin Kopshtit: Ma vranë djalin me bukë në gojë
Artikulli tjetërUltimatumi i FMN për koncesionet ndaj Ramës